-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Google konfirmon: 4,000 vende pune më pak për Motorola Mobility

Më të lexuarat

Google ka konfirmuar se Motorola Mobility do të largojë nga puna 20 për qind të fuqisë së vet punëtore – rreth 4,000 njerëz – dhe afër një e treta e zyrave të veta në mbarë botën do të mbyllen.

Këto shkurtime, së pari të raportuara nga New York Times gjatë ditës së djeshme, u konfirmuan herët gjatë ditës së sotme nga Google.

“Motorola është mobilizuar t’i ndihmojë ata (punonjësit) përgjatë këtij ndryshimi të vështirë dhe do të ofrojë dëmshpërblime, si psh shërbimet për t’i ndihmuar njerëzit në gjetjen e punëve të reja,” tha Google në një deklaratë.

Dy të tretat e 4,000 vendeve të punës që pritet të shkurtohen do të jenë jashtë Shteteve të Bashkuara, tha ndërmarrja në një dorëzim për Komisionin e Sigurisë dhe Shkëmbimit të Shteteve të Bashkuara më datën 3 gusht.

Kompania u shpreh gjithashtu se po planifikon të “thjeshtojë portofolin e produkteve të saj mobile – duke kaluar nga telefonat e zakonshëm në pajisje më inovative dhe fitimprurëse.”

Google kërkon që Motorola Mobility të “kthehet në fitimprurje” thuhej më tej në dorëzim. (PC World Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit