-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Google keqpërdor pozitën dominante të kërkimit në Francë”

Më të lexuarat

Aleanca Evropiane e Agjencive të Lajmeve (EANA) thotë se Google po përpiqet që të keqpërdorë pozitën dominante në Francë.

“Google po përpiqet që të vendosë një precedent duke detyruar publikuesit francezë të lajmeve që të ofrojnë falas përmbajtjet e tyre për t’iu shmangur pagesave të drejta ndaj publikuesve, andaj po ndikon në të ardhurat dhe pavarësinë e tyre”, thuhet në kumtesën me shkrim të EANA-s.

Nga EANA theksojnë se “Franca është shteti i parë që zbaton rregulla kombëtare në mënyrë që të zbatojë direktivat evropiane për të drejtat e autorit”, duke shtuar se beson në trajtimin e drejtë ekonomik të punës gazetareske të përcaktuar nga Direktiva e re e të Drejtave të Autorit që të triumfojë gazetaria kualitative.

“EANA, si Aleancë Evropiane e Agjencive të Lajmeve, fuqishëm mbështet pozitën e publikuesve francezë dhe evropianë që protestojnë kundër planeve të Google për të vënë nën presion publikuesit”, thuhet gjithashtu në kumtesë.

Nga EANA gjithashtu thonë se Parlamenti Evropian ka miratuar Direktivën e të Drejtave të Autorit duke siguruar që publiku të ketë qasje në lajmet më kualitative dhe se publikuesit e lajmeve dhe agjencitë do të paguhen kur do të përdoren online përmbajtjet e tyre.

“EANA fuqishëm beson se konsumatorët e mediave evropiane kanë të drejtë të kenë qasje në gazetari të diversifikuar dhe me kualitet të lartë”, thuhet në kumtesë, ku shtohet se “agjencitë evropiane të lajmeve duke qenë në pararojë të mbledhjes globale të lajmeve e ngrenë zërin për të ruajtur një industri të mediave që është e aftë të përmbushë kërkesat primare të shoqërive demokratike.

EANA shërben si një platformë profesionale për të rritur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informatave mes agjencive evropiane të lajmeve duke organizuar konferenca vjetore ku diskutohet problemet dhe perspektivat e së ardhmes.

Ajo është themeluar më 21 gusht të vitit 1956 në bashkëpunim me konferencën për teknologjitë e reja në sferën e mediave të mbajtur në Strasbourg, Francë.

Themelues janë agjencitë e lajmeve nga Evropa Perëndimore, Anadolu Agency dhe Tanjug (ish-Jugosllavi). Në vitin 1970, u ftuan që të bashkohen edhe agjencitë e lajmeve nga e ashtuquajtura “perde e hekurt”./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit