1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Google+, i pari sipas kënaqësisë së përdoruesve

Më të lexuarat

Facebook mund të jetë më i populluar, por Google+ është më i pëlqyer nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
Ky është mesazhi që vjen nga një raport i ri i të dhënave të lëshuara të martën nga American Customer Satisfaction Index.

Rrjeti social Google + i cili është vetëm 1 vjeçar, nga ekspertët ishte deklaruar si i vdekur vitin e kaluar, është në krye të listës për kënaqësinë e konsumatorëve me rrjetet sociale, me një rekord prej 78 pikëve, nga 100 në total.

Me një renditje prej 61 pikëve nga 100 sa janë gjithsejtë, Facebook mbetet i fundit në listë për nga kënaqësia konsumatore, dhe kjo mund të tingëllojë si një kërcënim për rrjetin më të madh social, i cili me sa duket nuk po i përgjigjet preferencave të përdoruesve të saj.

Ky rezultat është më poshtë për gati 8 për qind për Facebook nga rangu i vitit të kaluar, duke treguar një rënie në popullaritetin e rrjetit social i cili deri tani mbetet më i populluari, me më shumë se 900 milionë përdorues aktiv anembanë botës.

Në anën tjetër, Google + ka rreth 150 milionë përdorues aktiv në baza mujore. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit