Nëse jeni përdorues i rregullt i Google Docs, atëherë me siguri se ju intereson ta dini se Google në konferencën e saj të zhvilluesve Google I/O ka zbuluar dhe demonstruar diçka të re rreth këtij shërbimi.
Më saktë, prej tani Google Docs do të jetë në dispozicion për të gjithë ne, edhe nëse ndodh që jemi pa internet – ose thënë ndryshe ky shërbim tani mund të quhet Google Docs Offline.
Sipas Clay Bevor, drejtor i menaxhimit të produkteve për Google Apps, Google Docs do të punojë offline edhe për ndryshimin e dokumenteve duke hapur Google Doc përmes Google Drive.
Pasi një dokument të hapet një herë, edhe pse pa lidhje të internetit, e gjithë përmbajtja ruhet përmes sistemit të cache-ve, ndërsa kur kompjuteri është online atëherë i tërë dokumenti sinkronizohet me Google Docs.
Google Docs është shërbimi i parë offline, mirëpo kompania është duke punuar që të njëjtin funksion ta aplikojë edhe për veçoritë tjera si Spreadsheets dhe Presentations. / Telegrafi / kohaislame /