1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Google do të ndalë gjurmimin e përdoruesve në internet për profilizimin e reklamave

Më të lexuarat

Sipas Jounce Media, shoqëri këshillimi në reklamimin dixhital, Google zinte 52% të të gjithë investimeve të reklamave në botën dixhitale

 

Vitin e ardhshëm, Google do të ndalë gjurmimin e përdoruesve në web, me synim personalizimin e reklamave. Për shkak të rritjes së shqetësimeve në lidhje me privatësinë, kolosi më i madh i reklamave dixhitale në botë konfirmoi synimin për të ridimensionuar kapacitetin e profilizimit të përdoruesit.

“Ruajtja e internetit të hapur dhe i aksesueshëm nga kushdo kërkon nga të gjithë ne të bëjmë më shumë për të mbrojtur privatësinë – deklaroi në blog, drejtuesi i Product Management, Ads Privacy and Trust (Menaxhimit të produktit, privatësisë së reklamave dhe besimit), David Temkin. – Kjo do të thotë t’i japësh fund jo vetëm cookie të palëve të treta, por edhe çdo lloj teknologjie të përdorur për të gjurmuar individët, ndërkohë që lundrojnë në web”.

Me këtë nënkuptohen dy gjëra. Së pari, siç u njoftua vitin e kaluar, do të eliminohet nga Chrome, browser i Google, mbështetja për cookie ndaj palëve të treta. Kjo do të thotë të heqësh dorë nga ato “teknologji” që ndjekin përdoruesit në lundrimin e tyre në web, duke u dhënë mundësinë të kenë një profil shumë më të saktë të individit që po lundron në internet.

Së dyti, ata kanë gjetur një mënyrë për të hequr dorë nga ndjekja e reklamave, pa humbur para nga investimet publicitare. “Testet tona të fundit mbi teknologjinë FLoC – shkruan Temkin – tregojnë një mënyrë efikase për të eliminuar cookie-t e palëve të treta nga teknikat e reklamimit, duke i bërë individët anonimë brenda grupeve të mëdha të njerëzve me interesa të ngjashme”.

 

Privatësia bëhet element marketingu

Vitin e kaluar, sipas Jounce Media, shoqëri këshillimi në reklamimin dixhital, Google zinte 52% të të gjithë investimeve të reklamave në botën dixhitale. Bëhet fjalë për një shifër prej 292 miliardë dollarësh. Pa dyshim, për konkurrentët hapen mundësi të reja – pranoi David Temkin, megjithatë “nuk besojmë se këto zgjidhje do të përmbushin pritshmëritë në rritje të konsumatorëve në lidhje me privatësinë dhe as nuk do t’i rezistojnë ndryshimit të shpejtë të kufizimeve rregullatore, dhe për këtë arsye nuk janë një investim i qëndrueshëm afatgjatë”.

Burimi: Il Sole 24 Ore

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit