1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Google Chrome në iPad dhe iPhone?

Më të lexuarat

Një firmë e analistëve të biznesit thotë se do të ishte shumë mirë nëse Ueb shfletuesi Google Chrome të futet në pajisjet iOS. Por, a do ta lejojë Apple një gjë të tillë?

Macquarie (USA) Equities Research, një ofrues shërbimesh për banka, financa, dhe këshilla biznesi është duke spekuluar që Google do ta fus Ueb shfletuesin e vet Chrome në pajisjet iPad, iPhone dhe iPod të Apple. A do ta bëjë Google një gjë të tillë? Dhe ndoshta pyetja më interesante do të ishte, “A do ta lejojë Apple një gjë të tillë?”

Analistët e Macquarie thonë se Google do të lansoj një version të shfletuesin Chrome për iOS. Ata e parashohin Chrome të disponueshëm për iOS jo më larg se në qershor, 2012.

Pse do ta bënte Google një gjë të tillë? Arsyeja që na shfaqet menjëherë është ndarja e tregut. Por ja arsyet më konkrete të Macquarie.

1) Do të reduktonte paratë që Google duhet t’i paguaj Apple për kërkimet e Google në shfletuesin Safari të Apple.

2) Do të zgjeronte luftën e shfletuesve edhe nëpër pajisje celulare në vend se të vazhdohet me betejën vetëm për shfletues desktop.

3) Chrome në Android është duke u treguar mjaft i popullarizuar dhe Macquarie pret që Google do të bënte shumë reklamim sikurse me Chrome për desktop.

Sot, Google e ka Top Ueb shfletuesin për Android. Chrome sapo ka arritur në Android, edhe pse për momentin është i disponueshëm vetëm në Android 4.0, Ice Cream Sandwich.

Sidoqoftë, Chrome në iOS tingëllon shumë bukur. Sigurisht që Google dëshiron ta fus Chrome në iOS. Por shtrohet pyetja: “A do ta lejojë Apple një gjë të tillë?”

Edhe pse Google ka disa aplikacione të mira në iOS, megjithatë ato nuk janë shumë konkurrente me Apple. Dhe siç dihet botërisht, Apple nuk ka edhe fort dashuri për Android apo partnerët e tij. Blerja e Motorolës nga Google shihet si një hap tjetër serioz nga Apple rreth konkurrencës së këtyre dy kompanive.

A do të lejonte Apple që Google të futet në shtëpinë e saj? Nuk ma do mendja.

Tashmë ekzistojnë mjaft Ueb shfltues alternativ si Opera Mini, Mercury Web Browser Pro, dhe Skyfire, Ueb shfletuesi i parë iOS që përkrahë Flash. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk është shfletues shumë i popullarizuar. Dhe sigurisht asnjëri prej tyre nuk është e ndonjë kompanie që Apple e konsideron si rival serioz. Por në anën tjetër falë Android-it, Google është një rival shumë serioz i Apple.

Në anën tjetër, Microsoft është në përpjekje që të parandaloj Ueb shfletuesit rival të jenë plotësisht funksional në sistemin e ardhshëm operativ ARM. Dhe një komision nga senati amerikan është duke hetuar Microsoft-in për kufizimit që është duke i planifikuar për Chrome dhe Firefox në Windows RT. Disa njerëz mund të çuditen se pse Apple edhe pse me një pjesëmarrje të lartë në treg prej 68% mund të bllokoj shfletuesit kryesor në pajisjet e saja, dhe Senati mund ta dënoj Microsoft-in për kufizimet në pajisjet që ende nuk kanë dalë në treg.

Këto janë pyetje me vend. Për arsye cilado qofshin ato, Macquarie megjithatë shpreson se Google do të sjellë Chrome në iOS, dhe në rast se nuk mundet atëherë Apple do të mund të ballafaqohet me probleme ligjore në të ardhmen. (PCWorld Albanian/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit