3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Goodbye Kosova!

Më të lexuarat

Të shtunën në ora 10:00 të mbrëmjes Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ishte stërmbushur me udhëtarë, sikur të ishte mesi i ditës.

Dy autobusë të kompanisë “Erhan”, e cila mban linjën e rregullt Prizren-Prishtinë- Beograd, nuk kishte vend për të gjithë ata udhëtarë që ia kishin mësyrë të shkojnë drejt kryeqytetit serb, të cilët kishin ndarë mendjen, që të dalin ilegalisht në Evropë.

Së pari u bëhej vendi grave më fëmijë dhe të moshuarve, ndërsa shumë të rinj rreth të tridhjetave qëndronin në këmbë. Një autobusi tjetër, që e kishte të njëjtin destinacion, i kishin mbetur edhe pak vende të lira për pasagjerë dhe posa arrin një grua me tre fëmijë, shoferi i mbyll dyert e autobusit dhe u thotë se nuk ka më vende të lira, shkruan gazeta “Zëri”.

Fatmire D., 38 vjeç, kishte marrë me vete 3 fëmijë, më të voglin 1 dhe më të madhin 7 vjeç, ndërsa vetë tregon se është në muajin e tetë të shtatzënisë.

Fiks dy javë më parë, nga dita që po niset me 3 fëmijë për të shkuar ilegalisht te vëllezërit në Gjermani, ajo e kishte varrosur bashkëshortin, Isa Hereqin, nga fshati Krelan i Gjakovës, i cili vdiq në Klinikën Infektive në Prishtinë, si pasojë e pickimit nga rriqrat.

Bashkëshorti (Isa) kishte qenë burri i vetëm në familje, ndërsa vëllai i bashkëshortit nuk jeton në Kosovë dhe jetesa e Fatmirës në shtëpi u bë e pamundur, pa askënd që i siguron të ardhura për të mbajtur fëmijët e saj.

E detyruar duke mos pasur nga t’ia mbajë, pa punë dhe asnjë të afërm që iu siguron bukën e gojës, vëllezërit e saj kishin vendosur që ta marrin me gjithë fëmijë në Gjermani dhe më pas ta dërgojnë në një shtet të Evropës, ku do të mund t’ia paraqitnin kërkesën për azil.

Fatmira nuk ishte e vetmja grua me fëmijë të vegjël në këta autobusë, e cila ia kishte mësyrë të ikë ilegalisht në Evropë.

Edhe disa familjarë tjerë me fëmijë kishin marrë të njëjtën rrugë, shumica prej tyre ankoheshin për gjendjen e rëndë sociale në Kosovë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit