2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Goditet banda shqiptaro-italiane

Më të lexuarat

Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale, e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.
Mësohet se në pranga janë vënë 5 shtetas shqiptarë dhe tre italianë, përkatësisht të moshës nga 25-40 vjeç, të gjithë banues në provincën e Pisës në Itali, raporton NOA.

Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e Antimafias, e cila ka zbuluar trafikun ndërkombëtar dhe ka sekuestruar 12 kg heroinë dhe kokainë, si dhe ka arrestuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal.

Droga, sipas karabinierëve italianë, do të shpërndahej në pjesën qendrore të Italisë, ndërsa dhe sigurohej nga vendet ballkanike.

Gjatë arrestimit, policia informon se shpërndarësve të lëndëve narkotike u janë gjetur një cilësi e konsiderueshme kokaine dhe një sasi e madhe eurosh, të cilat ishin përfituar nga aktiviteti i shitjes së drogës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit