0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Goditen nga ajri qendrat strategjike të lëvizjes Husi në Jemen

Më të lexuarat

Në kuadrin e operacionit të vendeve të Gjirit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite të emërtuar si “Stuhia e Vendosmërisë” janë goditur nga ajri disa objektiva strategjike në Jemen, kryesisht pika të kontrolluara nga lideri i lëvizjes Husi, Ali Abdullah Salih.
 
Sipas informacioneve të dëshmitarëve okularë në vend thuhet se është bombarduar një kamp i cili njihet me emrin “es-Sabaha” dhe i cili i përket lëvizjes Husi. Dëshmitarët në fjalë thanë se kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme. Sipas informacioneve në këtë kamp ndodheshin armatime të sofistikuara të cilat ishin dhënë nga SHBA-ja ushtrisë së Jemenit. Dëshmitarët okularë thonë se krahas kësaj baze bombardime janë kryer edhe në disa pika kontrolli të Husive në jug të Sana-s.
 
Nga ana tjetër sipas informacioneve të dhëna nga TV të cilat i përkasin lëvizjes Husi thuhet se forcat tokësore të kësaj lëvizjeje iu kanë kundërpërgjigjur sulmeve në fjalë. Ndërkohë thuhet se janë bombarduar edhe shumë kampe të cilat ndodhen në qytetin e Sada, në afërsi të Kettaf-it vend i cili dihet si qendra e kësaj lëvizjeje.
 
Sipas informacioneve gjithashtu thuhet se persona të paidentifikuar kanë sulmuar një kamp të forcave ajrore dhe se pas kërcënimeve kanë plaçkitur çdo gjë që gjendje në të. /AA/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit