-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Godet me sëpatë në kokë kunatën dhe vëllain

Më të lexuarat

Ndërhyrja e kunatës, teksa po fliste me vëllain, ka çuar një 66-vjeçar drejt një akti të rëndë, pasi i ka goditur të dy me sëpatë. Kunatën e ka goditur në kokë, ndërsa vëllain në trup, ndërkohë që më vonë, ai ka deklaruar se është ndjerë i fyer nga fjalët e kunatës.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në orët e vona të së premtes në Seman të Fierit, kur 66-vjeçari Llazi Shqepa ka humbur logjikën, duke sjellë plagosjen e rëndë të Kozma dhe Kristina Shqepës, burrë e grua, përkatësisht 63 dhe 52 vjeç, ndërkohë që policia ka arrestuar agresorin.

Nga banorë të zonës, por edhe burime të policisë mësohet se rreth orës 21:30, Llazi Shqepa është kthyer në shtëpi dhe pasi ka mbyllur në vathë bagëtitë, ka shkuar për vizitë tek banesa e të vëllait, Kozma Shqepa, që ndodhej pranë të tijës. Ata kanë qëndruar për disa minuta në verandën e shtëpisë, ndërkohë që 66-vjeçari, me vete kishte edhe një sëpatë të vogël, që e mbante gjithmonë.

Kur janë ulur në karrige, kunata e 66-vjeçarit, Kristina Shqepa ka nxjerrë kafetë dhe rakinë për bashkëshortin dhe kunatin, të cilët po bisedonin lidhur me problemet financiare. Sipas banorëve, në këtë bisedë mësohet të ketë ndërhyrë edhe kunata e të arrestuarit, e cila ka pretenduar se mendimet e kunatit ishin të pavlera e të pabaza. Ky qëndrim i saj duket se e ka irrituar 66-vjeçarin Llazi Shqepa, i cili ka nisur të debatojë ashpër me kunatën.

Në debat e sipër, ata janë fyer me njëri-tjetrin, kështu që ka ndërhyrë edhe vëllai i 66-vjeçarit. Në këto kushte, Llazi Shqepa ka humbur kontrollin duke e goditur me sëpatë në kokë kunatën. Ai e ka goditur edhe në pjesë të tjera të trupit, duke i shkaktuar asaj plagë të rënda e duke e lëndë përdhe pa ndjenja. Në këtë moment ka ndërhyrë bashkëshorti i të plagosurës, por 66-vjeçari nuk ka kursyer as vëllain, duke e lënduar edhe atë në pjesë të ndryshme të trupit. Pasi ka parë se kunata ka mbetur e shtrirë në tokë dhe kur kanë ndërhyrë edhe familjarët e tjerë, 66-vjeçari Shqepa është tërhequr duke bërë të mundur shmangien e tragjedisë për familjen e të vëllait.

Pas ngjarjes, familjarët i kanë shoqëruar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Fierit të plagosurit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekëve, e plagosura fatmirësisht nuk ka marrë plagë vdekjeprurëse, pasi ka shmangur kokën dhe sëpata nuk e ka kapur pingul, duke mos arritur t’i bëjë plagë të thellë. Ndërsa vëllai i agresorit ka marrë vetëm plagë në trup, pa ndonjë rrezik për jetën. Pas ngjarjes është bërë menjëherë edhe arrestimi në flagrancë i 66-vjeçarit Llazi Shqepa për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Gjatë marrjes në pyetje, ai e ka pranuar krimin dhe mësohet të jetë shprehur se gjithçka e kishte kryer në gjaknxehtësi e sipër, pasi ishte ndjerë i ofenduar nga kunata. Nga verifikimet e policisë ka rezultuar se edhe më parë, kunatat kanë pasur debate e konflikte me njëra-tjetrën, që për pasojë, kanë sjellë tensionim të marrëdhënieve mes vëllezërve.

Në debat e sipër Llazi Shqepa ka humbur kontrollin duke goditur me sëpatë në kokë kunatën e tij. Ai e ka goditur edhe në pjesë të tjera të trupit, duke i shkaktuar asaj plagë të rënda e duke e lëndë përdhe pa ndjenja. Në këtë moment ka ndërhyrë bashkëshorti i të plagosurës, por 66-vjeçari nuk ka kursyer as vëllain, duke e lënduar edhe atë në pjesë të ndryshme të trupit, shkruan Shqiptarja.
Debati kur po flisnin për problemet financiare.

Kur janë ulur në karrige, kunata e 66-vjeçarit, Kristina Shqepa ka nxjerrë kafetë dhe rakinë për bashkëshortin dhe kunatin, të cilët po bisedonin lidhur me problemet financiare.

Sipas banorëve, në këtë bisedë mësohet të ketë ndërhyrë edhe kunata e të arrestuarit, e cila ka pretenduar se mendimet e kunatit ishin të pavlera e të pabaza./Tel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit