Aplikacioni i fundit i GMAIL për iOS me vete sjell të reja, të cilat që një kohë të gjatë është dashur të jenë të implementuara dhe për shkak të cilave ky aplikim nuk është përdorur nëmënyrë aktive.Gmailapp tani mbështet NotificationCenter të iOS, çka do të thotë që aplikacionimund t’i thotë OS-it që të informojë përdoruesin për email-at e ardhur.
Interesante është që aplikacioni Google e bën këtë me një tingull të veçantë, i cili është mjaft i këndshëm, i shkurtër, jo i bezdisshëm dhe me këtë i zgjedhur mirë.
Në përputhje me integrimin në Notification Center, lajmërimet për email-at e ardhur në Gmail tani mund të vendosen edhe në menynë pull-down qendrore të iOS.
Risia tjetër e rëndësishme është login i përhershëm në aplikacion.
Gmail app i vjetër pas një kohe të caktuar do ta detyronte përdoruesin të bëjë përsëri login në sistemin me username dhe fjalëkalim.
Në aplikacionin e ri përdoruesi mund të qëndrojë login aq sa të dëshirojë. Gmaili ri është në dispozicion në iTunes Store për të gjithë pajisjet e Apple që kanë iOS 4 të instaluar.kohaislame