1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Global Research: Pentagoni me plan për shpërthimin e rruzullit tokësor

Më të lexuarat

Dokumentet sekrete të Departamentit Amerikan të Shtetit tregojnë se ky vend ende synon luftën bërthamore.

Faqja e internetit “Global Research” në një raport të saj ka shkruar se disa dokumente sekrete ushtarake të Pentagonit tregojnë se qeveria e presidentit amerikan Barak Obama kohëve të fundit ka propozuar një plan një trilion dollarë gjatë një periudhe 30 vjeçare për modernizimin dhe zhvillimin e gjeneratës së re armëve bërthamore duke përfshirë avionët bombardues, nëndetëset dhe raketat balestike ndërkontinentale.
Në vazhdim të raportin e Global Research thuhet gjithashtu se Senati i Amerikës ka aprovuar lejen për përdorimin e armëve bërthamore taktike me kapacitet 6 herë më të madh se sa bomba bërthamore e lëshuar në Hiroshima dhe në këtë mënyrë për përdorimin e këtyre armëve nuk ka nevojë të merret aprovimi nga komandanti i forcave të armatosura.
Kjo faqe informative gjithashtu ka shtuar se disa qytete në Rusi, Kinë, Lindje të Mesme dhe në Korenë Veriore janë në listën e qyteteve objektive për bombardim me armë bërthamore.
Global Research ka theksuar se përdorimi i këtyre armëve bërthamore nga Amerika do të shkatërrojë të gjithë rruzullin tokësor.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit