-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndan kurbane në Maqedoni dhe Kosovë

Më të lexuarat

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka organizuar therjen dhe shpërndarjen e 2.100 kurbanëve në Maqedoni, të dhuruar me rastin e festës së Kurban Bajramit

 

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka organizuar therjen dhe shpërndarjen e 2.100 kurbanëve në Maqedoni, të dhuruar me rastin e festës së Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ditën e parë të Bajramit, Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka prerë 2.100 deshë në një thertore të Komunës Vasilevo, në juglindje të Maqedonisë.

Në ceremoninë e therjes dhe shpërndarjes së kurbanëve të kryer nga shoqatat turke, Shoqata “Merhamet” dhe Kryqi i Kuq i Maqedonisë kanë marrë pjesë krerët e degëve të Gjysmëhënës së Kuqe Turke si dhe vullnetarët e Gjysmëhënës dhe Kryqit të Kuq.

Pjesa më e madhe e mishit të kurbanëve është shpërndarë për personat në nevojë kryesisht nëpër fshatrat në Maqedoninë lindore.

Kreu i ekipit të therjes së kurbanëve të Gjysmëhëna e Kuqe Turke në Meqedoni, Ahmet Erbil në një deklaratë për AA ka rikujtuar se Gjysmëhëna e Kuqe Turke që prej 150 vitesh, gjegjësisht nga viti 1869 bën përjekje për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve në botë.

Pasi bëri të ditur se Gjysmëhëna e Kuqe Turke me kurbanët që ka therur në Turqi dhe në botë që prej 11 vitesh ka mundësuar dërgimin e mishit të kurbanit në sofrat e njerëzve në nevojë. Erbil tha se edhe këtë vit në kuadër të nismës për therjen e kurbanëve si Gjysmëhëna e Kuqe Turke kanë therur rreth 85 mijë kurbanë në 40 shtete në 4 kontinente.

“Gjysmëhëna e Kuqe Turke si organizata më e madhe humanitare në Turqi dhe një nga më të theksuarat në botë këtë vit do të therë kurbane në vendet ballkanike si Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Moldavi, Rumani dhe Serbi”, tha Erbil duke shtuar se do të therin kurbane edhe në shumë vende të Lindjes së Mesme, Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Jugut.

Ai tha se pas therjes së kurbanëve në qytetin Radovish me shpërndarjen në të gjithë Maqedonisë ata do të bekojnë sofrat e njerëzve nevojtarë.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke në ditën e parë, të dytë dhe të tretë të Bajramit do të shpërndajë për 8.400 familje mish kurbani nga 2.100 kurbanë të therur në Maqedoni.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka organizuar therjen e 200 bagëtivë të mëdha edhe në Kosovë të cilat janë dhuruar me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në ditën e parë të Kurban Bajramit, Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka prerë 200 bagëti të mëdha në Prizren të Kosovës.

Anëtari i bordit drejtues të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Ercan Tan, tha se po fetsojnë Kurban Bajramin në mënyrë miqësore dhe vëllazërore bashkë me popullin e Kosovës. “Një prej veçorive të ditës së sotme është se bashkë me ne janë edhe vëllezërit tanë nga Shoqata e 15 Korrikut. Si një familje e madhe aktualisht po kryejmë një detyrë në Kosovë”, tha ai.

Kryetari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Turke të Kosovës dhe ministri pa resor Mahir Yağcılar duke uruar nxënësit dhe familjet tha: “Allahu i shpërbleftë personat të cilët kanë dërguar në Kosovë dhe në shtetet tjera kurbanët e dhuruar nga Republika e Turqisë”.

Ndërsa Ravız Nur Demir vajza e një dëshmori që ka humbur jetën në tentativën e grusht shtetit të 15 korrikut tha se “Është një nder i madh që kemi përjetuar ndjenjën e të punuarit së bashku me Gjysmëhënën e Kuqe Turke, të qenurit bashkë me ata në këtë aktivitet bamirësie si dhe që jemi pjesë që provojmë këtë bamirësi”.

Pjesët e mishit të Kurban Bajramit të prera nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të shpërndahen për personat në nevojë në Prizren.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit