2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ndihmon jetimoret në Idlib

Më të lexuarat

Gjysmëhëna e kuqe e cila po i vazhdon ndihmat e saj për popullin e Sirisë në Idlib, ka bërë shpërndarjen e pakove ushqimore, të qumështit dhe të biskotave në jetimoret e këtij qyteti

STAMBOLL (AA) – Gjysmëhëna e Kuqe Turke e cila po i vazhdon ndihmat e saj për popullatën e Sirisë në Idlib, ka bërë shpërndarjen e pakove ushqimore, të qumështit dhe të biskotave në jetimoret e këtij qyteti, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe bëhet e ditur se kjo shoqatë bamirëse e cila po i vazhdon ndihmat e saj që nga dita kur kanë filluar përleshjet në Siri, ka vizituar jetimët sirianë me rastin e Ditës së Nënës.

Gjysmëhëna e Kuqe, e cila zgjat dorën e ndihmës sidomos për fëmijët sirianë, gratë dhe pleqtë të cilët jetojnë nëpër jetimore, bëri shpërndarjen e pakove ushqimore, qumështit dhe të biskotave.

Fëmijët në jetimoret Alrijahalmursale, Nabiulhajr, Bejan, Mushrif, Nëna e Besimtarëve Hz. Ajshe dhe Hamed El Ammar pritën me një gëzim të madh pakot e shpërndara nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke.

Gjatë shpërndarjes së materialeve ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe shqyrtuan edhe rajonin Dar Hassen ku do të ndërtohen një mijë strehimore. Ky ekip po ashtu bëri të ditur se po vazhdon fluksi i refugjatëve për në Idlib.

Zyrtarët e Gjysmëhënës së Kuqe së fundmi njoftuan se kjo shoqatë ka përmbushur nevojat urgjente humanitare të rreth një mijë refugjatëve, në mesin e tyre shumica gra dhe fëmijë, të cilët kanë ardhur nga rajoni Barze i kryeqytetit të Sirisë, Sham për në Idlib.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit