2.3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ndërton një fshat për myslimanët e Arakanit

Më të lexuarat

Agjencia bamirëse turke e ka ngritur në një nivel më të lartë aktivitetin e saj duke ndërtuar në zonën ku janë strehuar refugjatët një fshat (Kızılay Köyü) me 1 mijë e 200 njësi strehimi.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon të dërgojë ndihma për myslimanët e Arakanit, të cilët janë detyruar të strehohen në vendin fqinj, Bangladesh, pas sulmeve në vendin e tyre Mianmar (Birmani).

Agjencia bamirëse turke e ka ngritur në një nivel më të lartë aktivitetin e saj duke ndërtuar në zonë një fshat (Kızılay Köyü) me 1 mijë e 200 njësi strehimi. Gjysmëhëna e Kuqe turke ka ndërtuar në fshat edhe një Qendër Sociale.

Nga ana tjetër edhe shumë agjenci të tjera ndërkombëtare bamirëse vazhdojnë aktivitetin e tyre të dërgimit dhe shpërndarjen e ndihmave në Bangladesh, ku deri tani janë strehuar 1 milionë e 200 mijë banorë të Arakanit, nga të cilët 900 mijë jetojnë në kampe.

Kriza humanitare në krahinën Arakan të Mianmarit ka filluar në vitin 2012 dhe arriti kulmin në gusht të vitit 2017. Që nga ajo datë e këtej Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon të punojë me seriozitet dhe kujdes në këtë rajon dhe u ofron shumë shërbime banorëve të Arakanit, të cilët janë përballur me vuajtje të mëdha. Agjencia turke vazhdon pa ndërprerje shpërndarjen e ushqimeve dhe artikujve higjenikë. Projekti “Fshati i Gjysmëhënës së Kuqe Turke”, i cili rritet çdo ditë e më shumë, u jep shpresë arakanasve, të cilët sot jetojnë në kushte të vështira në rreth 30 kampe të ndara.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke së fundmi u ka dorëzuar familjeve në nevojë 569 njësi strehimi, me dysheme betonarmeje dhe secila me 2 dhoma.

Fshati do të ketë gjithsej 1 mijë e 200 njësi të tilla strehimi. Për të plotësuar nevojat e refugjatëve për ujë në fshat janë hapur edhe puse të thella.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit