3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë dërgon 8,5 ton ilaçe në Gaza

Më të lexuarat

Ndihma u dërgua me maune dhe këto janë 12 lloje të ilaçeve të cilat spitaleve në Gaza do t’u përmbushin nevojat për një periudhë prej gjysëm viti

Organizata humanitare, Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë dje dërgoi 8,5 ton ilaçe në Gaza si ndihmë për banorët e enklavës së bllokuar palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe, Kerem Kinik për AA tha se delegacioni i kësaj organizate sot ka mbërritur në Gazën e bllokuar përmes kalimit në Beit Hanoun.

Ai tha se shkak i vizitës së djeshme është transporti i 42 paletave me barna nga Nablusi në Gaza.

Ndihma u dërgua me maune dhe këto janë 12 lloje të ilaçeve të cilat spitaleve në Gaza do t’u përmbushin nevojat për një periudhë prej gjysëm viti.

“Qëllimi i vizitës në Gaza është që të përpiqemi sadopak të ndihmojmë në plotësimin e kërkesave të sistemit shëndetësor”, ka thënë Kinik duke shtuar se delegacioni i Gjysmëhënës së Kuqe vizitoi dhe jetimoren El-Emel.

El-Emel është një institucion i cili për funksionimin e tij në masë të madhe ndihmohet nga Gjysmëhëna e Kuqe dhe Diyaneti turk, ndërsa edhe dje vogëlushëve të këtij institucioni iu dërguan ndihma në ushqime dhe veshmbathje.

“Vizituam dhe vend-ndërtimin e Qendrës Logjistike të cilin jemi duke e ndërtuar për Gjysmëhënën e Kuqe Palestineze. Përpiqemi që edhe me këtë rast të regjistrojmë nevojat e domosdoshme dhe të ndihmojmë njerëzit në Gaza”, tha Kinik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit