Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kizilay) dhe Ambasada e Turqisë në Bejrut, i dërgoi 5 mijë e 500 familjeve në Liban me në krye familjet siriane me 70 ton ndihma.
Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kizilay) dhe Ambasada e Turqisë në Bejrut, i dërgoi 5 mijë e 500 familjeve në Liban me në krye familjet siriane me 70 ton ndihma.
Me rastin e dorëzimit të ndihmave humanitare u zhvillua një ceremoni në portin e Tripolit në veri të Libanit.
Ambasadori i Turqisë në Liban Çaëtaj Erxhijes (Çağatay Erciyes) që mbajti një fjalim në ceremoni rikujtoi se muaji i Ramazani është muaji i unitetit dhe solidaritetit dhe Turqia zgjat dorën e saj të ndihmës për njerëzit në nevojë gjatë këtij muaji të shenjtë.
Në këtë kuadër Turqia në kuadër të projektit të financuar nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, duke mos harruar edhe Libanin, dha ndihma për 5 mijë e 500 familje në nevojë me në krye familjet siriane” tha Erxhijes.
Ai tha gjithashtu se ndihmat humanitare pa mbaruar muaji i Ramazanit do të shpërndahen në Tripoli dhe Luginën Bekaa, në fshatrat Aydamon dhe Kuvashra ku jetojnë shumë turkmenë si dhe në rajonet Harissa dhe El Marj.
Edhe Ministri i Përgjegjës për Çështjet e Refugjatëve, Muin el-Merabi tha se ndihmat gjatë muajit të Ramazanit janë kuptimplotë dhe falënderoi Turqinë për ndihmat e dhëna për libanezët dhe sirianët që jetojnë në Liban.