1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Gjyshinca: Shoqëria e republika kurban i mentalitet të “pushtetit të vjetër” e të pangopur

Më të lexuarat

Deputeti i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca ka theksuar se vullneti i popullit për ndryshim i dalë nga kutitë e votimit më 6 tetor, mbanë dy emra kryesorë: Albin Kurti e Vjosa Osmani.

Në një postim të tij në Facebook, Gjyshinca ka thënë se “Albin Kurti si kryeministër i votuar nga qytetarët tashmë, e Vjosa Osmani si më e votuara në LDK, përveç emra, përfaqësojnë edhe mendësinë e re që aq shumë i duhet shtetit tonë tani”.

“Sot, kjo mendësi e re gjendet nën sulm nga ata që përveç se janë plakur në politikë për dekada, edhe na kanë zhytur në këtë dështim. Sot një shoqëri e republikë e tanë po bëhet kurban i konflikteve të brendshme partiake të udhëhequra nga njerëz me mentalitet të ‘pushtetit të vjetër’ e të pangopur për pushtet”, ka thënë Gjyshinca.

“Andaj sipas meje, nëse nuk ka reflektim, përballë kësaj situate kthimi tek populli është rruga më duhur për t’i shërbyer atij më së miri. Vetëvendosje është lëvizje e vlerave”, ka shtuar më tej ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit