2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjyqi Breivik: Tentova të vrisja kryeministrin

Më të lexuarat

Autori i një prej masakrave më të tmerrshme të historisë së njerëzimit në kohë paqeje, Anders Behring Breivik, deklaroi gjatë gjykimit se planifikonte të vriste kryeministrin dhe disa qindra norvegjezë të tjerë, si pjesë e fushatës së tij të terrorit.

33-vjeçari vrau 77 persona, 69 prej të cilëve nëpërmjet një arme automatike në një kamp të rinjsh dhe tetë të tjerë nëpërmjet një autombombe të vendosur pranë selisë së qeverisë, në Oslo, në korrik 2011.

Gjatë gjyqit që po zhvillohet për krimet e tij, Breivik pranoi përpara trupit gjykues se ishte i zhgënjyer nga efekti i bombës, pasi priste që ajo të ishte shumë më e fuqishme dhe që të shkatërronte krejtësisht godinën qeveritare.

Vrasësi pranoi se qëllimi i tij ishte të vriste ish-kryeministrin Gro Harlem Brundtland, të konsideruar prej të vetëshpallurit “kryqtar i krishtërimit” një kërcënim për kombin, për shkak të politikave të tij toleruese ndaj emigracionit dhe në mbështetje të paqes.

Gjithashtu, Breivik deklaroi se “77 viktima nuk është një numër i madh” dhe se shpresonte që në sulm të kishte shkaktuar qindra të vdekur.

I pyetur për detajet e sulmit, 33-vjeçari u shpreh se ishte stërvitur për ta realizuar prej kohësh dhe se një pjesë e rëndësishme e stërvitjes së tij kishin luajtur lojtrat kompiuterike.

Në ditët e mëparshme të seancës, autori i masakrës pranoi se nëse do ta lirojnë do të vrasë sërisht, ndërsa e quajti si të turpshëm dënimin me burgim me të cilin përballet.

“Më dënoni me vdekje ose më lironi”, i kërkoi Breivik gjykatës, duke argumentuar se për krimet e tij, asnjë ndëshkim tjetër nuk do të ishte i përshtatshëm. Megjithatë, Norvegjia nuk e njeh dënimin me vdekje dhe maksimumi që mund të dënohet vrasësi është 21 vite burgim.

Pas kësaj periudhe, ai duhet të ekzaminohet rregullisht nga një trupë mjekësore dhe mund të lirohet nëse nuk konsiderohet më i rrezikshëm për komunitetin. Megjithatë, nuk ka asnjë pengesë ligjore për ta zgjatur dënimin deri në burgim të përjetshëm./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit