2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjyqësori dhe qeveria shkelësit kryesorë të drejtave të njeriut

Më të lexuarat

Avokati i Popullit, Sami Kurteshi ka thënë se shkeljet e të drejtave të njeriut, kryesisht vijën nga gjyqësori nën ndikimin e politikes, ndërsa si shkelës më të mëdhenj të të drejtave të njeriut radhiten, edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria për Mbrojtjen e Ambientit, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave, si dhe Ministria e Infrastrukturës.
Kurteshi ka folur edhe për kërcënimet që i vijën nga disa zyrtarë të institucioneve të Qeverisë, por përkundër këtyre kërcënimeve ai është shprehur i vendosur se nuk do të ndalet së punuari.

Avokati i popullit thotë shpeshherë ndodhë në disa institucione që punonjësit e Avokatit të popullit të injorohen e ky injorim, sipas tij, nuk mungon madje as nga disa ministra. Kurteshi, konsideron se është e pa kuptim, kur ne kërkojmë nga shtete tjera, që të njohin shtetin tonë, përderisa siç shprehet ai, “vetë ne nuk e njohim atë, nuk e njehim normën dhe themelimin për krijimin e shoqërisë, duke mos implementuar dhe zbatuar Kushtetutën e vendit”. Ai mendon se në vend është duke u krijuar një rend juridik dhe politik, që nuk po mundemi të bëhemi shoqëri e përgjegjshme.

Për të gjitha këto fajëson, legjislacionin dhe Qeverinë e Kosovës, që sipas tij, nuk po dëshmojnë se jemi një shtet, ku duhet të funksionojë ligji, implementohet dhe zbatohet Kushtetuta e vendi. Ndërsa veprimet e disa institucioneve kundër Avokatit të Popullit dhe qytetarëve të Kosovës, ai i konsideron tejet të dëmshme.

“Unë po e them sinqerisht, tek ne është bërë një lojë e dëmshme, jashtëzakonisht e rrezikshme me këtë parullën ‘Njohja e Kosovës’. Pse kërkon nga dikush që të njohë kur ti nuk e njeh shtetin tënd. Nuk njehë normën dhe themelimi për krijimin e shoqërisë. Nuk njeh kushtetutën, nuk e implementon dhe nuk e zbaton atë. Pse po kërkon nga dikush që të njohë, qysh me të njohë dikush, sepse këtu e shohim problemin, këtë e mora si shembull. Tregoni sa shkelje ligjore i kemi, edhe a ka ndonjë institucion përfshirë edhe Avokatin e Popullit, po e them që nuk bënë shkelje të tilla. Unë i thash arsyet objektive mentaliteti, përvoja, trashëgimia, por janë edhe arsyet subjektive dhe ne jemi duke e krijuar një rend të tillë juridik dhe politik që nuk po mundemi të bëhemi shoqëri e përgjegjshme”, tha Kurteshi, në një intervistë për Kosovapress.

Ai ka bërë të ditur se pas gjyqësorit, i cili është i ndikuar nga politika, si shkelës më të mëdhenj të të drejtave të njeriut radhiten, edhe disa ministri.

“Meqenëse natyra e problemeve janë banimi, çështjet sociale, mund të marrë me mend se është Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pastaj Ministria për Mbrojtjen e Ambientit, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave, si dhe Ministria e Infrastrukturës. Ne marrim ankesa të ndryshme nga njerëzit, për çështje të ndryshme, asfaltimi i rrugëve, ndërtimi i autostradës, marrja e tokës , mos kompensimi i drejtë, ajo përben bazën e një ankese që drejtohet te ne”, ka thënë ai.

Sipas Avokatit të popullit, nuk mungoi as kërcënimet nga disa ministra, të cilët në njëfarë mënyre mundohet të pengojnë punën e Avokatit të Popullit.

“Po ju qes buxhetin zero-zero. Me të tregu të drejtën unë personalisht, por besoj edhe bashkëpunëtorët e mi, nuk frikësohem bash hiq. Se e dimë dhe jemi mësuar me kërcënime të tjera që na vinë, dhe nuk kanë bazë dhe nuk guxon me bë. Ne e themi, se ai nuk guxon ta bëjë këtë. Kjo është pa përgjegjësia e njerëzve kur flasin, pa e ditur çka mund të bëjnë. Ky është problemi jonë. Ne e duam një ministër që kur thotë diçka edhe e bënë, dhe nuk pyet sa i kushton, dhe nuk e kemi një të tillë”, ka thënë Kurteshi.

Për me tepër, Kurteshi shton se puna e institucionit të Avokatit të Popullit, vazhdimisht pengohet, dhe sipas tij, Qeveria e Kosovës këtë e ka dëshmuar hapur. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit