0.1 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Gjynahu…

Më të lexuarat

Ibnul-Kajjim (rahimehullah) ka thënë:

“Gjynahu mund të jetë më i dobishëm për njeriun nëse ai gjynah e shtyn njeriun që të pendohet, sesa atëherë kur ai bën shumë ibadet. Këtë kanë patur për qëllim fjalët që ka thënë njëri prej Selefëve: “Dikush mund të bëjë një gjynah dhe hyn në Xhenet për shkak të tij, ose ai mund të bëjë një vepër ibadeti dhe hyn në Zjarr për shkak të tij”. Njerëzit i thanë: “Si ka mundësi?” Ai tha: “Ai mund të bëjë një gjynah dhe e mban mendjen vazhdimisht tek ai gjynah që ka bërë, kur ulet e kur ngrihet ai sjell ndërmend gjynahun e tij. Kështu, ai ndihet i turpëruar dhe pendohet, kërkon falje dhe ka keqardhje për atë që ka bërë. Dhe ai do të jetë shpëtimi i tij.

Dhe ai mund të bëjë një vepër të mirë dhe e mban mendjen vazhdimisht, tek ajo vepër, kur ulet e kur ngrihet ai e kujton atë dhe mbushet plot vetëpëlqim dhe kryelartësi. Dhe kështu, ajo vepër bëhet shkak për dënimin e tij.

Pra, gjynahu mund të jetë shkaku që e shtyn atë drejt veprave të ibadetit, veprave të mira dhe që ai të ndryshojë sjelljen e tij. Kështu, ai e ka frikë Allahun, është i ndruajtur para Tij dhe ndihet i përulur me vetëposhtërim para Tij, me kokën ulur nga turpi, duke qarë me dënesë dhe duke kërkuar faljen e Zotit të tij. Çdonjëra nga këto rezultate është më e mirë për personin sesa një vepër ibadeti që e bën atë të ndihet kryelartë, që të duket para të tjerëve dhe t’i nënçmojë ata. Nuk ka dyshim se ky gjynah është më i mirë para Allahut dhe ka më shumë gjasa që të sjellë shpëtim sesa ai që i pëlqen vetja dhe i nënçmon të tjerët dhe mendon se po i bën mirë Allahut. Edhe nëqoftëse ai thotë fjalë që tregojnë të kundërtën e kësaj, prapëseprapë Allahu është Dëshmitar për atë që ka ai në zemër. Një person i tillë mund të jetë plot urrejtje ndaj njerëzve që nuk e ngrejnë ata lart dhe nuk i ulin vetet e tyre para tij. Nëse ai do ta vërente me kujdes veten e tij me ndershmëri, atëherë ai do ta shikonte këtë gjendje qartazi.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit