1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Gjynahet i fshijnë begatitë dhe sjellin fatkeqësi

Më të lexuarat

Ndër pasojat e mëkateve është se ato fshijnë begatitë dhe sjellin fatkeqësi të shumta. Asnjë njeriu nuk i është fshirë ndonjë begati, vetëm se me ndonjë mëkat, askujt nuk i ka ndodhur ndonjë fatkeqësi, vetëm se me ndonjë faj dhe askujt nuk i është hequr ndonjë belá, vetëm se me pendim.

Për këtë, Ali Bin Ebu Talibi (radijallahu anhu) ka thënë: “E keqja nuk zbret vetëm se me mëkat dhe nuk hiqet, vetëm se me pendim”.

Allahu (i Madhëruar) ka thënë: “Çdo e keqe që ju ndodh është pasojë e asaj që vepruan duart tuaja, e për shumë të tjera, Ai ju fal.” (Esh-Shura 30) Gjithashtu, në një ajet tjetër kuranor, thuhet: “…kjo sepse Allahu nuk është Ndryshues i një begatie që ia ka dhuruar një populli, derisa ata vetë të ndryshojnë vetveten.” (El-Enfal 35)

Pra, Allahu na ka njoftuar se Ai nuk ndryshon asnjë begati që ia ka dhënë dikujt, derisa të jetë vetë ai që ndryshon veten e tij, duke këmbyer bindjen ndaj Allahut me mëkatin ndaj Tij, falënderimin me mosmirënjohjen dhe kënaqësinë me zemërimin e Tij. Nëse ai ndryshon, atëherë do t’i ndryshohet gjendja, si shpërblim i punës së bërë. Padyshim, Zoti nuk u bën padrejtësi robërve të Tij.

Nëse njeriu zgjedh mëkatin në vend të bindjes, Allahu ia ndryshon shpëtimin me dënim dhe krenarinë me përulje. Në Kuran, Allahu thotë: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë veten e tyre. Nëse Allahu i do të keqen një populli, askush nuk mund t’ia kthejë atë dhe ata nuk do të kenë mbrojtës tjetër, përveç Tij.” (Er-Ra’d 11)

“Sëmundja dhe ilaçi” Ibn Kajim el-Xheuzije

Shkrime te reja nga Xhamiambret

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit