1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjykimi mbi atë që tall fenë dhe besimtarë

Më të lexuarat

Gjykimi mbi atë që tall fenë dhe besimtarë

Përktheu: Avni Xhemajli

 Pyetësi: Tallja e fesë që është përmendur në thënien e Tij, subhane we teala : Thuaj: “A me All-Allahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?” Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar…..” (Teube 9:66) është kufer në besim (kufer itikadi) apo kufer në veprim (kufer amali)?

Albani: Nuk ka dyshim se kjo është kufer në besim, madje kjo është mosbesim me dy brirë. Sepse nuk është e mundur për një besimtarë, pa marrë parasysh sa i dobët mund të jetë besimi i tij të tallet me Shenjat ( argumentet) e Allahut subhane we teala. Dhe ky lloj mosbesimi hyn tek fjalimi ynë i mëhershëm ku kemi thënë: “ Nuk është e lejueshme të deklarosh një musliman të jetë jashtë tufës së islamit vetëm nëse diçka buron nga gjuha e tij që tregon atë që ka në zemër.”    Pra këtu, tallja e tij me Shenjat e Allahut subhane we teala, është konfirmimi më i madh prej tij se ai nuk beson në atë që është duke e tallur. Prandaj ai është mosbesimtarë në besim (itikadi).

_________________

 Mawsu’atul-Alamah, al-Imaam, Muxhadidil-Asr, Muhamed Nasirudin el-Albani, e  Shejh Shadi Noaman, vol. 5, p. 522.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit