0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gjykimi kundër të rinjve shqiptarë në Beograd

Më të lexuarat

Në Gjykatën për krime lufte në Beograd sot vazhdon procesi gjyqësor kundër shqiptarëve të Preshevës.

Sipas paralajmërimeve, procesi i koduar nga serbët si gjykimi kundër “Grupit të Gjilanit”, që akuzon 17 të rinj shqiptarë, një pjesë e të cilëve ish-pjesëtarë të UÇK-ve në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, për krime lufte kundër serbëve dhe komuniteteve tjera gjatë luftës në Kosovë.

Ky proces gjyqësor po zhvillohet për herë të dytë, për shkak se ai është rikthyer në rigjykim për shkak të mungesës së fakteve dhe dëshmive, që ngarkojnë të rinjtë e Preshevës.

Në gjykim sot pritet të dalin pesë të rinjtë, për shkak se nga 17 të akuzuarit, 12 prej tyre janë në arrati. Partitë politike, avokatët mbrojtës dhe familjarët kanë theksuar se bëhet fjalë për një proces të montuar politik nga autoritetet serbe. (R.D/INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit