3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjykata vendosë, Asanzh mund të ekstradohet

Më të lexuarat

Gjykata Supreme e Britanisë ka vendosur që themeluesi i WikiLeaks-it, Xhulian Asanzh, mund të ekstradohet në Suedi për t’u përballur me akuzat që e rëndojnë atë për krime seksuale.

Gjykata e Lartë i ka kundërshtuar sot shumë nga pretendimet e Asanzhit, se urdhër-arresti i tij ishte i pavlefshëm.

Gjykata Supreme e Britanisë pritet të vendosë të mërkurë nëse do të miratojë vendimin për ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks-it Xhulian Asanzh në Suedi.

Asanzh ka bërë përpjekje gati dy vjet duke luftuar për kërkesen e tij që ta bllokoj ekstradimin në Suedi, ku ai kërkohet nga prokurorët suedezë për t’u marrë në pyetje mbi akuzat e krimeve seksuale, të bëra nga dy gra suedeze.
40-vjeçari australian i cili ka zbuluar qindra dokumentente sekrete amerikane në faqen e tij, WikiLeaks, mohon çdo keqbërje.
Asanzh argumenton se përpjekja për ta ekstraduar është e motivuar politikisht.
Nëse Asanzh humb betejne e tij, ai mund të mendohet se do të ankohet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila në të kaluarën ka vonuar ekstradimet e profilit të lartë për periudha të gjata kohore./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit