Gjykata Themelore Shkupi II, si gjykatë e shkallës së parë, ka vendosur në favor të paditësit, Bashkësisë Fetare Islame, duke lëshuar masën e përkohshme, e cila i obligon të paditurit Afrim Tahiri, Ibrahim Shabani dhe Skënder Buzaku, menjëherë pas pranimit të këtij vendimi, të kthejnë hapësirat zyrtare në rrugën “Samoilova 43” në Shkup, objektin e selisë së BFI-së, si dhe vulat e këtij institucioni, paditësit. Po ashtu, përmes këtij vendimit, personave të sipërpërmendur iu ndalohet të kryejnë ndonjë pengesë të ngjashme, në pronësinë e paditësit, kreut të BFI-së. Vendimin mban firmën e gjykatëses Keti Germanova. Sipas vendimit, kjo masë e përkohshme është aktualisht në fuqi. Ankesa e mundshme kundër këtij vendimi, nuk e anulon kurrsesi zbatimin e këtij vendimi. Duke parasysh përmbajtjen e padisë, kërkesën e paditësit si dhe synimet e theksuara në propozimin për masat e përkohshme, njëkohësisht pas ekspertizës së situatës, marrjes në konsideratë të dëshmive të dorëzuara me padinë, Gjykata vendosi që personat e paditur të lëshojnë urgjent ambientet e BFI-së. Alsat-M