-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Gjykata Speciale lëkund themelet e shtetit të Kosovës

Më të lexuarat

Në emisionin Antipod në First Channel, ku temë e debatit ishte Gjykata Special e cila do të themelohet së shpejti, avokati Tomë Gashi ka thënë se kjo gjykatë, jo vetëm se është e keqe për Kosovën, por edhe do të lëkund themelet e shtetit të Kosovës.
“Do ta problematizojë pavarësinë e Kosovës. Disa shtete që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, ndoshta nga themelimi i kësaj gjykate dhe nga kjo që po ndodhë , do ta mendojnë pse e kanë njohur Kosovën”, tha avokati Gashi.
 
Gashi ka thënë se dihen edhe emrat e disa personave që do të jenë të akuzuar nga kjo gjykatë. Pa dhënë shumë detaje, ai tha se emrat e disave nga ta tan më janë të njohur për ne.
 
Deputetja Ganimete Musliu, nga PDK, ka vlerësuar se kjo gjykatë do ta njollosë luftën e pastër të UÇK-së.
 
“Kjo gjykatë e cila do ta degradojë luftën e pastër të UÇK-së nuk do ta ketë votën time asnjëherë. Jam e zgjedhur e popullit dhe nuk bëhem servile e askujt. Vendimet dhe qëndrimet e mija do t’i mbrojë çdo herë. Nëse ne mendojmë se UÇK –ja ka qenë e pastër dhe ka bërë një luftë të pastër, atëherë nga kush do të pastrohet, apo nga çka do të pastrohet kjo luftë dhe kjo ushtri”, ka thënë deputetja Musliu.
 
As Bilall Sherifi, nga Nisma, nuk është i kënaqur me themelimin e Gjykatës speciale. Ai ka thënë se Nisma për Kosovën është kundër kësaj gjykate, duke e quajtur si një gjykatë puro politike.
 
“Kosova nuk ka nevojë për një gjykatë të tillë, e cila do ta degradojë imazhin e Kosovës”, tha ai duke paralajmëruar se së shpeti do të publikojnë disa skandale, të cilat kanë ndodhur gjatë gjykimit me kreun e partisë së tij, Fatmir Limajn.
 
Ndryshe nga këta mendon analisti, Fadil Lepaja, i cili tha se kjo gjykatë do të largonte të gjitha dyshimet mbi krimet e mundshme të bëra nga periudha 1 nëntor 2009 deri në fund të dhjetorit 2010.
 
Lepaja ka thënë se kjo çështje duhet te shikohet më ndryshe duke u nise nga ajo se “a ka pasur në Kosovë gjatë luftës dhe pas luftës krime të tilla që gjyqësia kosovare nuk ka kapacitete, nuk ka kurajo apo nuk ka vullnet me u marrë me to. A kanë ekzistuar krimet e tilla në luftë dhe pas lufte?”
 
“Nga kjo as nuk do te përlyhet askush, as nuk do të pastrohet. Kjo është diçka e mirë për ne. Është e domosdoshme për t’i rrëzuar dhe për t’i verifikuar dyshimet që janë ngritur nga institucionet zyrtare, pavarësisht se të kujt kanë qenë ato, ne si shoqëri nuk kemi as një arsye të shqetësohemi për këtë”, tha ai. /Telegrafi/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit