-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gjykata saudite gjykon dy shtetas izraelitë për spiunazh dhe terrorizëm

Më të lexuarat

RIJAD (A) – Sipas mediave lokale, në një gjykatë saudite dy shtetas izraelitë janë duke u përballur me një akuzë, duke përfshirë spiunazhin dhe terrorizmin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta Al-Riyadh raportoi se të pandehurit janë shtetas izraelitë me origjinë arabe, të cilët dyshohen për hyrje në mbretëri për të mbledhur informacione me urdhër të agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad.

Sipas gazetës, akuzat përfshijnë komplotin për të kërcënuar sigurinë e pelegrinazhit vjetor të Haxhit, i cili këtë vit do të fillojë në muajin gusht.

Okaz, e përditshmja saudite e mirënjohur, njoftoi se të pandehurit kishin hyrë në Arabinë Saudite, duke përdorur pasaporta jordaneze, me qëllimin e deklaruar të kryerjes së pelegrinazhit vjetor të Umres.

Thuhet se burrat akuzohen për “bashkëpunim me Mossad-in izraelit për të spiunuar mbi mbretërinë dhe për të planifikuar kryerjen e veprimeve terroriste, që i atribuohet grupit terrorist DEASH, gjatë pelegrinazhit të ardhshëm të Haxhit”.

Rasti është hera e parë që shtetasit izraelitë të gjykohen zyrtarisht nga gjyqësori saudit.

Ashtu si të gjitha shtetet arabe, përveç Egjiptit dhe Jordanisë, Arabia Saudite nuk mban marrëdhënie formale me Izraelin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit