3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Gjykata në Egjipt urdhëron rigjykimin e Mubarakut

Më të lexuarat

Gjykata egjiptiane ka urdhëruar rigjykimin e ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak dhe djemve të tij të akuzuar për korrupsion, raporton Anadolu Agency (AA). Gjykata në Kajro të martën në procesin e fundit e ka përmbysur aktgjykimin prej tre vjet burg për ish-presidentin egjiptian, për korrupsion, i cili e ka mbajtur në paraburgim në spitalin ushtarak. Mubarak qëndron tre vjet burg për përvetësim të fondeve publike, ndërsa djemtë e tij Ala dhe Gama katër vjet në burg për të njëjtat akuza. Gjykata egjiptiane ka refuzuar më 29 nëntor vitin e kaluar akuzat kundër ish-presidentit egjiptian për vrasjet e demonstruesve gjatë protestave kundër regjimit të tij në vitin 2011. Mubarak në vitin 2012 është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim të përjetshëm, por Gjykata më vonë për arsye teknike e ka përmbysur aktgjykimin. Mubarak është akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe krijim të pasurisë në mënyrë të paligjshme, fitime ilegale dhe korrupsion. Ishte i gjykuar edhe për vdekjen e rreth 850 demonstruesve të vrarë në protesta kundër sundimit të tij në 2011.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit