-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Gjykata lejon prokurorin ta marrë në pyetje Fatmir Limajn

Më të lexuarat

Gjykata e ka obliguar deputetin Fatmir Limaj që t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorit special, Johanes Pickert, pavarësisht se ka kaluar afati për zhvillimin e hetimeve. Gjykata e Qarkut e Prishtinës ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të Limajt, Tahir Rrecaj, kundër ftesës së prokurorit për ta marrë në pyetje për dyshimet për korrupsion që lidhet me Ministrinë e Transportit. Sipas gjykatës, Limaj ka qenë i obliguar t’u përgjigjej pyetjeve të prokurorit qysh më 11 shtator, e jo të heshtte, shkruan “Koha Ditore”.
“Më 19 shtator 2012, Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka konfirmuar në bazë të ligjit se Fatmir Limaj ishte i detyruar të paraqitet para prokurorit të EULEX-it të Prokurorisë Speciale, i cili është në krye të hetimeve kundër tij”, ka thënë zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi. “Neni 230 i Kodit të Procedurës Penale të Kosovës thotë se i dyshuari është i detyruar të paraqitet para prokurorit publik pas pranimit të thirrjes nga prokuroria. Sipas këtij neni, i dyshuari mund të paraqesë ankesë te gjyqtari i procedurës paraprake për të vendosur mbi ligjshmërinë e paraqitjes së tij para prokurorit publik”, ka deklaruar ai.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit