2.3 C
Pristina
Tuesday, January 7, 2025

Gjykata izraelite vazhdon kohëzgjatjen e arrestit të shtetases turke

Më të lexuarat

Avokati Omer Hamayse tha për AA gjykata izraelite ka shtuar kohëzgjatjen e arrestit të shtetases turke deri më 1 korrik

 

KUDS (AA) – Gjykata izraelite ka shtuar kohëzgjatjen e arrestit të shtetases turke 27 vjeçare Ebru Özkan, e arrestuar në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv nga ana e policisë më 11 qershor, njoftoi avokati i saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Avokati Omer Hamayse tha për AA gjykata ka shtuar kohëzgjatjen e arrestit deri më 1 korrik. Ai njoftoi se në seancën e mbajtur në Gjykatën Ushtarake Ofer të martën, Özkan është ankuar para trupit gjykues për tallje me Turqinë nga ana e zyrtarëve izraelitë që e kanë marrë në pyetje.

Hamayse tha se në seancë kanë refuzuar akuzat e policisë izraelite, e cila e akuzon Özkanin si “kërcënim për sigurinë e shtetit izraelit dhe e dyshuar për lidhje me organizata terroriste”.

Ai shtoi se në seancë kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të Ambasadës së Turqisë në Tel Aviv.

Özkan ishte arrestuar nga ana e policisë izraelitë më 11 qershor në Aeroportin Ben Gurion gjatë kthimit në Stamboll, pas një vizite treditore në Kuds.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit