1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjykata hungareze liron kameramanen që shqelmoi refugjatët

Më të lexuarat

Gjykata Supreme e Hungarisë, liroi sot kameramanen e cila u filmua duke goditur dhe shqelmuar emigrantët në kufirin me Serbinë, një ngjarje që daton nga viti 2015.

Gjykata vendosi që Petra Laszlo do të duhej të gjykohet për kundërvajtje dhe jo për vepër penale.

Paraprakisht, një gjykatë e instancës më të ulët dënoi personin në fjalë me burg në kohëzgjatje prej tre vitesh, me akuzat për vepër penale.

Gjykata Supreme deklaroi se veprimet e instancës më të ulët ishin “moralisht të pasakta dhe të paligjshme”.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2015, një video bëri xhiron e botës në internet, në të cilën shfaqej një njeri duke u rrëzuar përtoke bashkë me të birin të cilin e mbante në krah, pasi zuri thua në këmbën e hungarezes të cilën e zgjati qëllimisht.

Në një tjetër video, Laszlo u shfaq duke shqelmuar një vajzë të vogël, e cila po përpiqej të largohej nga policia në një fushë në kufirin Hungari-Serbi.

Laszlo në atë kohë punonte për një kanal televiziv hungarez me emrin N1TV, mirëpo pas shfaqjes së videove u pezullua nga puna.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit