-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Gjykata e Strasburgut filloi rastin kundër Francës për ferexhe

Më të lexuarat

Një grua myslimane ka ngritur një padi kundër shtetit francez në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut mbi ligjin që ndalon vendosjen e shamisë islamike në ambientet publike.
Sipas saj, ndalimi i përdorimit të perçes apo llojeve të tjera të shamive islamike përbën një shkelje të të drejtave të njeriut.

Strasburgu nuk ka në dorë të ndërhyjë në legjislacionin e vendeve që kanë pranuar juridiksionin e tij duke ndryshuar ligjin, por mund të vendosë sanksione të rënda mbi Parisin zyrtar nëse do t’i jepet të drejtë paditësit, transmeton TCH.

Në gjykatë, gruaja që ka dashur të mbetet e paidentifikuar thekson se nuk ka asnjë presion nga familja apo shoqëria e saj për të mbajtur perçen e se është vullneti i saj i lirë që e çoi të ngrinte këtë padi.

Franca nxori të jashtëligjshëm mbajtjen e simboleve fetare në ambientet e dukshme, përfshi kapelës së hebrenjve apo kryqit të vendosur në mënyrë të dukshme tek të krishterët, por ligji ka dëmtuar mbi të gjithë komunitetin musliman francez.

Në bazë të ligjit, shkelësit e tij dënohen me gjoba deri në 150 euro, ndërsa nëse provohet se gratë janë detyruar të mbajnë perçe, personi përgjegjës mund të përballet deri në tre vjet heqje lirie dhe gjobë prej 30 mijë eurosh.

Franca është vendi europian me komunitetin më të madh mysliman brenda tij, pasi 8% e popullsisë franceze deklarohet myslimane. /TG/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit