-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Gjykata e Hagës, kërkon kthimin e menjëhershëm të Sheshelit nën mbajtje

Më të lexuarat

Gjykata e Hagës ka lëshuar një propozim emergjent për Dhomën e Apelit që të përfundojë vendimin për lirimin e përkohshëm të Vojslav Sheshelit, raporton B92.

Propozimi është nënshkruar nga Kryeprokurori, Serge Brammertz. Dhoma e Apelit sugjerohet që brenda një dite të zbatojë udhërin që të arrestojë Sheshelin, transmeton Indeksonline.

Duke pasur parasysh që më 30 Mars, Dhoma e Apelit kishte udhëruar Trupin Gjykues që menjëherë të anulojë vendimin për lirimin e përkohshëm të Sheshelit dhe ta kthejë atë në paraburgim, Prokuroria e Hagës ka konstatuar se Trupi Gjykues ka dështuar të zbatojë vendimin e dhënë, transmeton Indeksonline.

Vendimi i Dhomës së Apelit ka qenë i qartë, dhe Trupi Gjykues nuk ka patur të drejtë të zgjedhë nëse të veprojë apo jo mbi rastin, ka thënë Prokuroria.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit