-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjykata belge dënon ish-zyrtarin e Ruandës për gjenocid

Më të lexuarat

Një gjykatë në Belgjikë dënoi ish-zyrtarinn e lartë të Ruandës pasi u gjet fajtor për pjesëmarrje në gjenocidin e vitit 1994 në Ruandë.

Fabien Neretse, i cili doli para një gjykate të enjten në Bruksel, Belgjikë, tani përballet me një dënim të mundshëm me burgim të përjetshëm. Ai është personi i parë që është dënuar në Belgjikë me një akuzë të tillë.

Shkencëtari 71-vjeçar i bujqësisë u dënua gjithashtu për “krime lufte” për 11 vrasje në Ruandë nën kodin juridiksional të Belgjikës për veprat më të rënda, raportojnë mediat belge.

Thuhet se Neretse mbeti pasiv në bankën e të akuzuarve gjatë shqiptimit të dënimit. Një seancë e veçantë e shqiptimit të dënimit do të mbahet sot.

Neretse u akuzua për urdhërimin e vrasjes së 11 civilëve në Kigali dhe dy në një zonë rurale në veri të kryeqytetit gjatë gjenocidit, i cili mori jetën e më shumë se 1 milion njerëzve, kryesisht Tutsi etnikë dhe Hutu të moderuar, në një periudhë prej 100 ditësh.

Gjykata e shpalli të pafajshëm për dy vrasjet në Kigali por e shpalli fajtor për 11 krime lufte.

Prokuroria i tha gjykatës se Neretse ishte shfaqur në tubime publike duke i bërë thirrje militantëve Hutu të masakrojnë Tutsi-t.

Juria pranoi akuzën, e cila u bazua në dëshmitë e dëshmitarëve të shumtë.

Raportet tregojnë se Belgjika tashmë ka zhvilluar katër gjykime dhe ka dënuar tetë autorët e vrasjeve në Ruandë por Neretse raportohet se është i pandehuri i parë që është dënuar veçanërisht për akuzën më të rëndë të gjenocidit.

Neretse vjen nga rrethi verior Gakenke të Ruandës. Në vitet 1989 dhe 1992, ai ishte drejtor i Autoritetit të Zhvillimit të Kafesë së Ruandës (OCIR-Café).

Ai ishte anëtar i ish-partisë qeverisëse MRND të ish-presidentit të ndjerë, Juvenal Habyarimana.

Gjatë gjyqit, ai mohoi të ketë qenë anëtar aktiv i partisë, duke këmbëngulur se as nuk planifikoi dhe as nuk mori pjesë në gjenocid.

Neretse u arrestua në vitin 2011 në Francë, ku po jetonte si refugjat. Sipas një ligji të vitit 1993, gjykatat belge kanë juridiksion universal për të ndjekur gjenocidin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit kudo që të ndodhin./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit