Shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinëm e Serbisë, Marko Gjuriqit, autoritetet e Kosovës nuk i kanë dhënë leje të hyjë në Kosovë. Ai do të qëndronte në Graçanicë.
Mediet serbe që raportojnë për këtë zhvillim, citojnë Gjuriqin të ketë thënë se “Qeveria Republikane është më e vjetër se ajo Krahinore”, duke aluduar në Qeverinë e Republikës së Kosovës, që ai dhe shteti i tij e mohojnë edhe pas kaq vitesh nga ndarja.
“Kam marrë informatë nga Qeveria Krahinore se nuk ka mundësi të më lejojë ta vizitojë Graçanicën, që duhej të ishte organizuar gjatë ditës së sotshme dhe nesër. E vetmja gjë që mund të porosis: Shihemi në Kosovë e Metohi! Megjithatë Qeveria Republikane është më e vjetër se ajo Krahinore”, u tha ai gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit Parlamentar për Kosovën, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe.
I pyetur nëse vendimi i autoriteteve të Kosovës është përgjigje reciprociteti kundruall refuzimit të vizitës së ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçit, në Beograd, ai tha se nuk kishte marrë kurrfarë arsyetimi pse Prishtina nuk i ka dhënë mundësi të shkojë në Graçanicë.
Gjuriq ka shtuar se nuk do të ketë përparim të mëtejshëm në bisedimet me institucionet, siç i cilëson ai dhe zyrtarët e Beogradit, të përkohshme, pa u zgjidhur çështja e Bashkësisë së Komunave Serbe.
“Diskutimet mbi Statutin e Bashkësisë së Komunave Serbe (ZSO) ndodhet në fazën serioze. Po konsultohemi me përfaqësuesit e atyre komunave dhe po punohet në disa drafte të Statutit të Bashkësisë. Para se të përcaktohemi, duhet të masim disa herë…” citohet të ketë thënë Gjuriq.
Qeveria e Serbisë vazhdon të financojë shëndetësinë e arsimin në Kosovë.
Gjuriqw po ashtu ka deklaruar se përfaqësuesit e Listës Serbe gjatë ditëve të ardhshme do të intensifikojnë bisedimet me partnerët e koalicionit në Qeverinë e Kosovës mbi kushtet e kthimit në institucionet krahinore, siç e quajnë ata Republikën e Kosovës, të cilat i kanë braktisur kur u hoq nga Qeveria e Kosovës përfaqësuesi i Srbskes, Aleksandar UJabllanoviq.kohaislame