-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Gjuriq thotë se shqiptarët jetojnë në iluzion, pretendon se bota nuk është e njëjtë si në vitin 1999

Më të lexuarat

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se shqiptarët jetojnë në iluzionin se imazhi ndërkombëtar i lidhur me Kosovën është ai i njëjti i vitit 1999, kur mbi qiellin e Serbisë fluturuan aeroplanët e NATO-s.

Dhe në këtë drejtim, sipas tij, shkruajnë mediat serbe, as sot Beogradi nuk është në një pozicion të tillë të dobët, por as Prishtina në një pozicion aq të fuqishëm.

Në një intervistë me “Novosti” të Beogradit, Gjuriq citohet të ketë thënë se Uashingtoni tani ka më shumë vëmendje për idenë e një kompromisi midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Diplomacia serbe, dhe përmes vizitave që kryeministrja Brnabić dhe ministri Daçiq që kishin javën e kaluar, po bëjnë përpjekje që politika e jashtme amerikane të zhvendoset në një drejtim më pozitiv për ne,…”, citohet të ketë thënë Gjuriq, duke vënë në dukje se “nuk mund të ketë rezultate gjatë natës”.

Ndërsa i pyetur se në cilat kushte zyrtarët e Prishtinës mund të vizitojnë Serbinë, Gjuriq thotë se të gjithë zyrtarët ekzistues sipas rregulloreve ndërkombëtare mund të thirren në marrëveshjen për vizita dhe të lëvizin në territorin e vendit të tyre.

“Por, të tillë nuk janë i ashtuquajturi ministër i Jashtëm i Kosovës apo i ashtuquajturi ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, sepse krahina e jugut nuk ka funksione të tilla”, ka thënë Gjuriq duke iu referuar Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit