-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjuriq premton fabrikën e akumulatorëve në veri

Më të lexuarat

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë vizitës që i ka bërë “Trepçës”, me flotacion në Leposaviq, ka siguruar se Qeveria e Serbisë me buxhetin për vitin 2017 ka planifikuar realizimin e projektit të fabrikës së akumulatorëve që e ka premtuar kryeministri Vuçiq kur kishte vizituar “Trepçën”

Veriu i Kosovës së shpejti do ta ketë fabrikën për prodhimin e akumulatorëve, ndërsa do të realizohen edhe disa projekte të tjera të cilat kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i kishte premtuar gjatë vizitës së tij të fundit në pjesën veriore të “Trepçës”.

Kështu ka thënë Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, gjatë vizitës që i ka bërë dje Trepçës, me flotacion në Leposaviq, i cili ka siguruar punëtorët e kësaj ndërmarrjeje se mund të llogarisin në mbështetjen e plotë të Qeverisë që e përfaqëson ai, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Gjuriq ka thënë se fabrika akumulatorëve do të ndërtohet në Zveçan, në të cilën do të punësohen 210 deri 220 punëtorë.

Ai ka siguruar serbët në veri se Ligji për “Trepçën” nuk prodhon kurrfarë veprimesh juridike, sepse siç tha ai, “Ligji është shfuqizuar me një vendim të Qeverisë së Serbisë”.

“Kur bëhet fjalë për masa ekonomike do të thotë se Qeveria e Serbisë për vitin e ardhshëm me buxhetin e vet parashikon masa mbështetëse dhe në këtë mënyrë është planifikuar realizimi i projekte, të cilat kryeministri Vuçiq i ka paralajmëruar gjatë vizitës në ‘Trepçë”, ndërtimin e fabrikës së akumulatorëve. Ne këtë projekt, me gjithë vështirësitë do ta realizojmë, si projekt me qëllim të hapjeve të tjera të vendeve të punës për të gjithë ata që jetojnë këtu”, ka thënë Gjuriq, i cili siguroi se do të merren edhe masa juridike që kanë të bëjnë me mbështetjen e aksionarëve të “Trepçës” dhe të gjithë të tjerëve që mbrojnë interesat para institucioneve vendore e ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit