0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Gjuriq dënon sulmin ndaj autobusit me serbë, thotë se shqiptarët janë larg civilizimit

Më të lexuarat

Drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka ftuar sot autoritetet kosovare, që siç ka thënë ai, të distancohen nga sulmet e autobusit në vijën Beograd – Shtërpcë e të ndërmarrin masa serioze dhe të dukshme në mënyrë që, këto incidente të mos përsëriten më e përgjegjësit të dënohen.
Ai ka theksuar se në momentin kur “Qeveria e Serbisë po bën përpjekje maksimale për të arritur normalizimin e jetës në Kosovë, për këtë nuk ka vullnet të sinqertë ose aftësi nga ana tjetër”.
 
Gjuriq ka akuzuar se që 16 vjet pala kosovare nuk mund të garantojë sigurinë e kushteve elementare qytetëruese dhe të lëvizjes në Kosovë.
 
“Sulmi me gurë në autobusin e udhëtarëve serbë në Baincë është edhe një përkujtim se në Kosovë jemi larg kësaj shoqërie”, ka porositur Gjuriq.
 
Mediet e Beogradit kanë njoftojnë se në këtë fshat të komunës së Kaçanikut, mbrëmë është sulmuar me gurë një autobus që udhëtonte në vijën Beograd – Shtërpcë dhe më këtë rast është plagosur një grua.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit