0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Gjumi dhe Hypertensioni

Më të lexuarat

Gjumi është i rëndësishëm – veçanërisht për personat që vuajnë nga tensioni – dhe cilësia e dobët e gjumit mund të ulë efektshmërinë e ilaçeve që merrën kundër presionit të lartë të gjakut.
Studimi u krye nga shkencëtarët italianë që shqyrtuan gjendjen e rreth 250 personave me hipertension dhe vunë re se tek ata që kishin cilësi të dobët gjumit ose flinin pak, rezistenca e hypertensionit ndaj barnave ishte dy herë më e lartë. Cilësi e dobët gjumi quhet zakonisht kur personi fle 6 orë ose më pak. Studimi u botua në revistën e shoqatës amerikane të zemrës .
Tensioni i lartë i gjakut është konsideruar rezistent nëse personi merr 3 ose më shumë medikamente, dhe shkalla e matjes vazhdon të jetë mbi 14 – 9 (140 – 90).
Studimi përcaktoi se gratë kanë më shumë të ngjarë sesa burrat që të kenë cilësi të dobët gjumi.
Autorët e studimit gjithashtu arritën në përfundimin se, në përgjithësi, pacientët me presionin e lartë të gjakut kanë më shumë të ngjarë të kenë probleme me gjumin dhe se pagjumësia është e lidhur me rezistencën e hipertensionit ndaj barnave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit