Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka autorizuar nisjen e hetimit për krimet kundër muslimanëve të Arakanit, njoftoi gjykata në një njoftim.
Në njoftimin e bërë nga gjykata theksohet se i është dhënë autorizim Kryeprokurorit të GJNP që të nis hetim për pretendimin në lidhje me zhvendosjen e muslimanëve të Arakanit në Bangladesh.
Gjithashtu është theksuar se edhe pse Mianmari nuk është vend anëtar i GJNP-së, për shkak të faktit se Bangladeshi, në të cilin pjesërisht janë kryer krimet në fjalë, është anëtare, gjykata do të mund të përdorë autoritetin.
Kryeprokurorja e GJNP-së Fatou Bensuda, më 4 korrik 2019 kishte kërkuar që të hetohen krimet e Mianmarit që i ka kryer ndaj muslimanëve të Arakanit./AA