-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjithçka nisi me bombën kundër Salih Kastratit

Më të lexuarat

Vazhdojnë të dalin në dritë fakte të tjera në rastin e vrasjes së 20- vjetarit Fidan Shabi nga Peja. Policia e Kosovës për këtë rajon deri më tash ka arrestuar dy persona, ndërsa pritet që shpejt të arrestohen edhe të tjerë që lidhen me rastin, por edhe me disa raste të tjera të mëhershme në këtë qytet, njofton Kohavisioni.

Familjarët e viktimës fajësojnë Besarta Kastratin dhe Arian Llukën si dorës të vrasjes së Fidan Shabit dhe që të dy po mbahen në paraburim.

Familjaret e fillojnë rrëfimin me SMS-të e Fidan Shabit, i cili sipas tyre i kishte marr këta SMS nga një femër me të cilën kishte lënë takim mesnatën e 1 majit.
Mirëpo, në vendtakim kishte qenë edhe një grup personash të tjerë, nga ku me dy vetura të tipit xhip e kishin marrë viktimën, për ta sjellë deri në vendin e kryerjes së vrasjes, trupi i të cilit nga policia ishte gjetur tek gati pas dy javësh të zhdukjes së tij.
Për këtë rast policia ka arrestuar dy persona, Arian Llukën, 18-vjeçar, shok i viktimës dhe Besarta Kastratin, vajza e biznesmenit të vrarë ditë më parë, Salih Kastrati. Vrasja e Fidan Shabit lidhet pikërisht me krejt këtë ngjarje.
Problemi kishte nisur me shpërthimin e një granate dore në këtë dyqan, që është pronë private e Tahir Dacit, më herët ish-pronë e Salih Kastratit, që me anë të proceseve gjyqësore Daci e kishte fituar të drejtën e pronësisë.
Dhe, pas kësaj, më 20 shkurt të këtij viti aty kishte ndodhur një shpërthim nga një granatë dore, që sipas policisë dyshohet ta ketë bërë Arian Lluka, i dyshuari për vrasjen e Fidan Shabit.
Burime të KTV-së brenda policisë thonë se edhe shpërthimi i bombës te shtëpia e tash të ndjerit Salih Kastrati lidhet gjithashtu me këta persona, që sipas tyre po ndjekin një skenar.
Në vendin ku u gjet trupi i pajetë i Fidan Shabit ka edhe kamera, që pritet të zbardhin të vërtetën rreth këtij rasti. Xhirimet tash i posedon policia dhe sipas tyre shumë shpejt do të kuptohen edhe personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë rast.

Hetimet e policisë pritet të zbardhin edhe një numër tjetër të krimeve, mashtrimeve dhe reketit, raste këto të shprehura shumë kohët e fundit në këtë rajon.
Ekipi i KTV-së ishte edhe në shtëpinë e të ndjerit Salih Kastrati, mirëpo familjarët nuk deshën të flasin për këtë rast, duke thënë se janë në gjendje të rëndë dhe nuk kanë kohë.
Nga ana tjetër, familja Shabi ka hapur dyert për ngushllime. Ata vazhdojnë të thonë se djali i tyre u vra pse nuk u bë pjesë e një plani që kishin tashmë të dy personat e arrestuar.
Trupi i Fidan Shabit ende po mbahet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku është konstatuar se vrasja është kryer me armë zjarri.
Mirëpo, familjarët nuk janë lejuar ta shohin trupin e viktimës, meqenëse ai kishte marrë edhe deformime trupore, pasi që, para se të vritej, në të ishte ushtruar dhunë fizike. /Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit