-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gjithçka mbi mjaltin

Më të lexuarat

Mjalti është ëmbëltuesi i parë natyral i njeriut, ndërsa ka edhe një sërë efektesh pozitive në organizmin e njeriut. 

Mjalti është ilaçi kurativ më i suksesshëm që prodhohet në natyrë. Eshtë ndër të rrallët, pothuajse gati i vetmi ilaç që nuk lë asnjë lloj efekti anësor negativ, në asnjë nga organet e tjera, ndryshe nga ilaqet të cilat mund të jepen për kurimin e një patollogjie (sëmundjeje) por nga ana tjetër dëmtojne organet e tjera. Të gjitha grupet e antibiotikeve të cilet jepen ne raste infeksioni. Ata mund te sherojne infeksionin por nga ana tjetër kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në organet e tjera si në organet e traktit tretës, ashtu edhe ato metabolike siç është mëlçia. Në mjekësi deri vonë nuk janë studiuar në detaje efektet e mjaltit por mjalta i tejkalon në efekte pozitive të gjitha medikamentet biokimike.

Studimet e vonshme shkencore i përshkruajnë mjaltit këto efekte: antimikrobik, antiviral, antiparazitar, antiinflamator, antioksidues, antikanceroz.

Studiuesit këshillojnë mjaltin edhe për sportistët si një burim i theksuar energjie.

Por për t’u arritur shumica e efekteve, mjalti duhet të merret në mënyrë të rregullt. Dozat e preferuara janë nga 50 deri në 80 gram në ditë.

 

MJALTI DHE SHENDETI I NJERUT

Mjalti si ushqim i shishëm energjik dhe kurativ,është i njohur qysh në lashtësi nga popujt e ndryshëm të botës. Hipokrati, mjaltin e ka përdorur si ilaç bazë në kurimin e shumë sëmundjeve. Dijetari i madh arab Ibn-Sina (Avicena), për vetitë dobi prurëse të mjaltit, shkruante: “Mjalti forcon frymëmarrjen, ndihmon aparatin tretës, krijon edhe shton oreksin, ruan përkohësisht gjendjen rinore, forcon kujtesën, arsyen, zgjidh gjuhën.”

Edhe në ditët tona, për një njreri të shëndetshëm thuhet:” I shëndetshëm dhe i fortë sikur të jetë ushqyer me mjaltë”.

Për dobinë e mjaltit flasin dhe këto të dhëna: fëmijët e ushqyer me mjaltë,në krahasim me ata të ushqyer me sheqer,kan një rritje më të mirë dhe nuk vuajnë nga shqetësimet e aparatit tretës. Te fëmijët e ushqyer me mjaltë absorbimi i kalciumit (kripës shumë të domosdoshme në vitet e para të jetës së tyre) është më i madh. Studimet kan vertetuar se të ushqyerit me qumësht dhe mjaltë të fëmijëve të gjirit nxit shumë zhvillimin e tyre. Tek ata që ushqehen me mjaltë është vrojtuar një rritje e konsiderueshme e hemoglobinës në gjak. Mjalti është mik i mëlçisë, ai nxit shtimin në masë të konsiderueshme të glukogjenit, kështu ndihmon në mjekimin e disa sëmundjeve të mëlçisë. Shtimi i hemoglobinës dhe i glukogjenit në mëlçi vjen, veç të tjerave edhe nga kripërat minerale që përmban mjalti.

Më të pasura në kripëra minerale janë mjaltërat me ngjyrë të errët si:i gështënjës,  i sherebelave, i rigonit të kuq, i pemëve dru-frutor etj. Mjalti, falë aminoacideve dhe lëndëve estrogene që përmban ndihmon në shërimin e mjaft sëmundjeve, siç janë ulçërat, kolitet, dhimbjet e barkut, ai normalizon peristaltikën e zorrëve, kapsllekun, majasëllin, aciditetin e stomakut etj. Mjaltërat më të mira për sëmundjet e organeve tretëse janë ato shumë aromatike si: mjalti i blirit, i eukaliptusit, i agrumeve, i rigonit, i çajit të malit, i lavandulës dhe përzjerjet midis tyre etj. Ndikim pozitiv luan mjalti në sëmundjet uro-genitale. Ai ndihmon diaurezën dhe duke patur veti antimikrobike,ndihmon në luftimin e baktereve urinare. Këtë funksion mjalti e kryen,veç të tjerave edhe nepërmjet acideve organike. Mjalti ndihmon mjaft në sëmundjet e mushkërive (azmë bronkiale, ftohje, kollë etj.) Efekti mjekues për këto sëmundje i kushtohet përqëndrimit të lartë të sheqerit dhe të faktorëve antimikrobikë etj.

Mjaltërat,në veçanti (disa prej të cilave u përmendën më lartë) kan veti kurative edhe në disa sëmunje të sistemit nervor: ato jo vetëm që rritin tonusin e organizimit, por ndihmojnë në qetësimin e sistemit nervor.

Si i tillë mjalti ndihmon edhe tek të sëmurët me hipërtension, në sëmundjet e zemrës (pas krizave kardiake), mjalti u jep lëndë energjike muskujve të zemrës, zgjeron enët koronare etj. Mjalti është shumë më pak i dëmshëm për diabetikët (me doza të kufizuar). Për këta të sëmurë përdoren mjaltërat që përmbajnë më shumë fruktozë, si mjalti i akacies, i eukaliptusit, i borzilokut, i tërfileve të ndryshme etj. Veç vetive antimikrobike, mjaltërat janë edhe ripërtrirës të qelizave, prandaj ato janë përdorur edhe nga populli ynë për mjekimin e djegjeve të lëkurës, të plagëve të ndryshme, në sëmundjet e gojës (sidomos të fëmijëve), në të plasurat e buzëve, në sëmundjet e mishërave të dhëmbëve etj.

Nga praktika gjithashtu është vërtetuar se mjalti stimulon dhe perforcon zemrën sidomos të sportistave a po të njerëzve që lodhen shpejt. Mjalti perforcon imunitetin e trupit, do të thotë organizmi ynë është më i mbrojtur nga gripet, mikroorganizmat që sjellin sëmundje, virusët etj; trupi është më i rezistushëm kur organizmi është më i mbrojtur, është si një lloj imunizimi (vaksinimi) natyral nëse mund të themi kështu.


Mes të tjerash mjalta ka edhe këto cilësi!


ANTI-ANEMIK: Që lufton aneminë/mungesën rruzave të kuqe/pa gjaksinë.

ANTISEPTIK: Që i mbyt mikrobet/për shërimin e lëkurës dhe infeksioneve të ndryshme.

APERITIV: Që stimulon apetitin.

Vepron kundër kollitjes.  Ndihmon në tretjen e ushqimit.

Diuretik: Rrit tajitjen e urinës.

DINAMOGJENIK: Stimulon funksionet e organizmit, Rrit forcën dhe energjinë.

zbutës (Emollient): I pushon, i relakson, i zbut indet e përflakura (inflamacionet). 

ANTIPIRETIK: Lufton temperaturën.

LAKSATIV: Lehtëson kalueshmërinë e zorrëve/ushqimin që kalon nëpër zorrë.

SEDATIV: Efekt qetësues.

Përmirëson aspektin e përjetimit emotiv (Vikarioz): Kompenson mungesat.

 

Llojshmëritë e mjaltës

Mjalti vilet në pranverën e vonshme, në fillim të verës, në fund të verës edhe në fillim të vjeshtës.

Ka mjaltë të luleve të gështenje, bagremit (Akacia), livadhi, pishave, të pemëve dhe llojeve të ndryshme të drunjve. Këtu ka mjaltë që është shumë e lehtë për ta ngrenë dhe shumë e rende.  Sa ma e lehtë që është, aq më pakë dhe më të theksuar e ka aromën. P.sh.  bagremi, gështenjat, blini, është njëllojshmëri e produktit edhe e ka aromën e vete të theksueshme. Kurse mjalti i livadheve i ka aromat e kombinuara për shkaka të shumëllojshmërisë se luleve. Ne njëfarë mënyre është sikur llojshmëria (aroma dhe shija) e shumë pemëve dhe shumë drunjve të ndryshëm.

* Bletar i sigurtë i sponzorizuar:

Mjalta

Dallon mjalti i letë prej mjaltit të fortë .

Mjalti i letë ka më pake llojshmëri të luleve, është më i letë për t’u ngrenë, ka aromë më të theksuar edhe efektet shëruese i ka më të dobëta se mjalti i fortë.

Mjalti i fortë ka shumëllojshmëri  të aromave (deri në 150 lloje të aromave), të lë një përshtypje se aromën nuk e ka të mirë, kurse në të vërtetë, kjo ka shumë ma shumë efekt shërues se mjalti i letë.

Mjalti i letë është ai që vilet shumë herët, kur ka kullos të shkurtë, ose është vjel vetëm prej nj lloji të luleve dhe shpeshherë duket se është më i shijshme se mjalti i fortë.

Mjalti i fortë është ai që vilet shumë vonë. Bletët e kullosin nektarin prej fillimit të pranverës deri në fillim të vjeshtës. Mund të paramendoni sa lloje të aromave munden të jenë në këtë mjaltë, prandaj ky lloj mjalti duket shumë i rëndë dhe, pikërisht për këtë, ka efekt më të madh shërues.

Mjalti i fortë përdoret për të gjitha llojet e sëmundjeve,  përpos  lukthit, edhe atë, ai që ka problem me lukth, është mirë që ta forcoj lukthin vetëm përmes dozës shumë të vogël të këtij mjalti, siç është e preferuar nga mjekësia sot të përdoret mjalti i bagremit sepse është shumë i lehtë.

 

Cilësitë  e mjaltit dhe pozita gjeografike

Edhe në këtë rast na preokupon kureshtja se çfarë mjaltë do të jetë ky që e blejmë tash ose që e kemi blerë më herët! Athua është i mirë, origjinal apo jo i mirë? Për këtë shkak  shpeshherë konsumatoret e mjaltit kanë dëshire të blejnë  prodhimin e atij bletarit që e njohin  dhe shpeshherë nuk kanë guxim ta blejnë në shitore, por thjeshtë, dëshirojnë që dikujt t’i besojnë. 

Në jetën tonë të përditshme blejmë edhe gjera të ndryshme të ushqimit, p.sh.  mish, patate, turshi, sallata të gjelbërta, pemë etj. Sot në treg, pothuajse të gjitha ushqimet që i blejmë, janë të trajtuara me preparate kimike, p.sh.: herbicidet, pesticidet, insekticidet etj. Ka rrush që stërpiket deri në 7 herë në vit si shumë lloje pemësh tjera. Shumë  shtazë ushqehen me hormone dhe antibiotik dhe si duket askush nuk ja vërë veshin ose bëhet i shurdhër  sikurse nuk po ndodhe asgjë e rrezikshme! Siç shihet, në si konsumator, nuk dëshirojmë të dimë të vërtetën, por prej krejt ushqimeve që i përdorim, edhe pse  duken prodhime të bukura,  janë edhe të helmuara, përpos ushqimeve të cilat i prodhojnë  bujqit në mënyra biologjike.

Po kthehemi të mjalti. Në gjuhën popullore pyetet: athua mos është mjalti i përzier me sheqer apo i falsifikuar? Në këtë rast për tu përgjigjur është vështirë, sepse mjaltët duken gjithnjë si të njëjta, këtë mund ta dimë  më së miri  nëse i kontrollojmë me refraktometër  si dhe në laboratorët përkatës ose, çka është më e lehta, mjaltin e blejmë të bletari që e njohim më se miri.

Thjeshtë, mjalti për ushqim bën të blihet në shitore edhe pse çmimin e ka të lirë, kurse mjaltin për shëndet, e blejmë të ai që e njohim.

Në format e thjeshta vërehen pak në shije. Problemi, ose dyshimi, tjetër për mjaltin është, nëse edhe mjalti mund të  ketë substanca të padëshiruara ose kimike sikur edhe gjerat ushqimore që i konsumojmë në jetën tonë të përditshme. Duhet ta dimë se bleta kullotë nëpër plantacione dhe livadhe që janë biologjike, por edhe plantacione dhe livadhe që nuk janë biologjike! Ajo nektarin e saj e sjelle në kosheret ashtu si e ka gjetur në natyrë. Në realitet, nuk është edhe aq e dëmshme kjo mjaltë e cila është vjelë nga  kulturat jo biologjike, por bletishtja, e cila është trajtuar me barna të ndryshme, nuk bën ta përdor këtë lloj mjalti, as njerëzit me shëndet të ligë. Bletarët e sinqertë janë shumë të kujdesshëm dhe të interesuar  për ruajtjen e cilësisë dhe kualitetit të mjaltës.

Bletari profesionist e bën punën shumë të pastër  dhe  të pagabuar, kurse bletari joprofesionist dhe i pasinqerte, bënë asi lloj gabimesh që e prishin kualitetin e mjaltës si dhe i dëmtojnë shoqëritë e bletëve. Dituria gjysmake i kushton, po ashtu, shtrenjtë, bletarëve.

Për fat të mirë, në trojet shqiptare, janë aftësuar shumë bletarë profesionist. Sidomos në komunën e Deçanit (Junikut) dhe në komunën e Therandës (Suharekës), kjo sa i përket Kosovës.

Kualitetin e mjaltit e arsyeton pozita e mirë gjeografike, e rrethuar me fusha e kodra shumë të pasura me bimësi; rrënjët e Alpeve; lartësia mbidetare prej 400 metrave deri në 1600 m;  llojshmëria e bimëve mjaltëdhënëse ku luan rol shumë të madhe në kualitetin e mjaltit, dhe ka rreth 2500 lloje të bimëve të ndryshme. Ekzistenca e tri klimave natyrore siç janë: ajo mesdhetare, kontinentale dhe ajo alpine.


Ngjyrat e mjaltës

Ngjyrat e mjaltës reagojnë sipas dritës. Nëse mjaltin në kavanoz e mbajmë në vend të errët, i e ruan ngjyrën ashtu si e ka, nëse kavanozin e lemë në vend me dritë, mjalti fillon të behet më i mbylltë, sepse nektari dhe poleni përmbajnë në vete pigmente dhe ngjyra të ndryshme.

Mjalti i cili vilet nga lulja e bagremit e ka ngjyrën shumë të çeltë, ndërsa mjalti i cili është i bjeshkës dhe ai verës shumë të nxehtë, është më i mbylltë (errët).

Si ruhet mjalti?

Mirë është të ruhet në vende të errëta, të pastra, të flladshme – të mos jetë, as shumë ftoftë e as shumë nxehtë. Nuk është mirë që mjalti të qëndroj në frigorifer pasi ai bëhet shumë i trashe dhe kristalizohet shpejtë. Të ftohtit dhe të nxehtit e lartë e dobësojnë kualitetin e mjaltit.

Kemi mjaltë të hollë (të lëngtë), të kremizuar dhe të kristalizuar!

Mjalti i lëngtë është i freskët dhe mund të ruhet së paku 6 muaj pa u kristalizuar. Mjalti i cili kristalizohet para 6 muajve duket si më i butë, kokrrat e kristalizuara i ka më të imta, kurse mjalti që kristalizohet mas 6 muajve, ose më ngadalë,  kokrrat e kristalizuara i ka më të trasha.

Mjalti i kremizuar

Bletaret dinë ta kremizojnë mjaltin me qëllim që t’i plotësojnë dëshirat e konsumatoreve. Mjalti i kremizuar duket si eurokrem – i bardhe ose si gjalpë e shtazëve.  Pamjen dhe shijen e ka shumë të mirë, është shumë praktikë për të bërë ëmbëlsira, ku këto ëmbëlsira janë shumë më të shëndosha se ato që bëhen me sheqerna të ndryshëm. Është e lehtë për ta lyer bukën në mëngjes etj.

Shumë konsumatore në perëndim e përdorin mjaltin e kremizuar. Bletari ketë lloj mjalti e përzien në një enë të caktuar deri sa ajo të behet e kremizuar.  Në këtë rast bletarit i kushton punë më shumë dhe detyrohet ta shet pak më shtrenjtë se mjaltin e zakontë (të freskët).

Mjalti si dekor i kuzhinës

Në tavolinën e kuzhinës, në tavolinën e dhomës së ndejës, mjalti gjithnjë e më shumë  përdoret si ushqim shërues e delikates. Ashtu si lihen pemët e dekoruara  në një shportë të bukur, po ashtu, edhe mjalti mund të vendoset në një enë të bukur./kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit