GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arritur të sekuestrojë sot rreth 300 kilogramë mariuanë në malin e Sopotit.
Droga mësohet se vinte nga Lazarati dhe kishte si destinacion kufirin detar, e më tej do të kalonte në Itali.
Sipas policisë së Gjirokastrës, janë identifikuar 5 persona nga Delvina, të cilët transportonin lëndën narkotike me një karvan prej 4 mushkash.
Mësohet gjithashtu se droga ishte e paketuar në 8 çanta, ndërsa policia po punon për kapjen e 5 personave që e transportonin atë.
(ma.ar/BalkanWeb)kohaislame