3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Gjinekologu reagoi, por e vërteta do të del në shesh!

Më të lexuarat

Përmes mediave të shefave që e kanë bërë drejtor, gjinekologu Bashkim Ismaili ka reaguar. Ai edhe ka bërë që punëtorët e saj të shkruajnë për këtë gjë, madje e ka kërcënuar atë të shkruaj diçka pasi paturpësia e tij doli në shesh.
Rasti vetëm se u morr vesh, të menjëhershëm kanë qenë telefonatat private nga kryetari i Komunës së Çairit se për këtë gjë do të marrim masa. Është njoftuar edhe Ministri i Shëndetësisë, që edhe ai do ta ec rastin deri në fund.

Bëhet fjalë për një motër besimtare muslimane, që për 1 vjet e më shumë detyrohet të heq shaminë sa herë në mëngjes ia fillon punën, kjo për arsye se drejtori luan bisht pasi kjo motër akoma se ka marrë vendimin për punë të përhershme. Ajo me lot në sy në prani të burrit të saj ka treguar rastin me të cilën ajo përballet çdo ditë.
Nëse lajmi jonë nuk do të ishte i vërtetë, nuk do të thërriste vëllanë e gruas viktimë në këtë rast për ta hequr lajmin. Ata e dinë shumë mirë si qëndron e vërteta e kësaj pune dhe ne jemi të interesuar të zgjidhim rastin deri në fund.

Po ashtu në redaksinë tonë kanë ardhë shumë kërcënime, por ju themi se këto aspak nuk na frikësojnë pasi misioni jonë është të jemi zë i së vërtetës dhe zë i njerëzve që u bëhet padrejtësi.
Mos i dilni monstrumit në krah, por mbroni viktimat që ska kush ti mbrojë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit