1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjevgjelia vend ku sirianët nuk mund të ngopen me ujë!

Më të lexuarat

Transporti i organizuar i emigrantëve nga pika për pranim në Gjevgjeli deri në Tabanoc, sipas vlerësimeve të të gjithë faktorëve të përfshirë në ballafaqimin me krizën e refugjatëve po zhvillohet siç duhet.

Nga UNHCR thonë se drejt kampit pranues në Gjevgjeli presin që gjatë ditës gradualisht të arrijnë emigrantë të një grupi më të madh prej rreth 7.000 personave të cilët janë drejtuar drejt kufirit të Maqedonisë dhe Greqisë.

Gjatë fundjavës emigrantët janë transportuar vetëm me tren nga platforma në Gjevgjeli drejt Tabanocit. Drejt kufirit me Serbinë edhe sot ata nisen përmes rrugës hekurudhore me trenat e rregullt dhe specialë. Sipas informacioneve të stacionit hekurudhor në Gjevgjeli, gjatë dymbëdhjetë orëve të kaluara drejt Tabnocit janë nisur 1.500 emigrantë, ndërsa para pak kohësh drejt kufirit verior është nisur edhe një tren special me rreth 1.000 emigrantë.

Ky numër përputhet me përqindjen e Kryqit Ndërkombëtar aktivistët e së cilit thonë se rreth 1.600 emigrantë sot në mëngjes janë nisur nga Gjevgjelia drejt Tabanocit. Numri i intervenimeve shëndetësore është në kuadër të normales, prej 40 deri në 50 në ditë, njofton kryqi i Kuq, duke theksuar se gjatë kësaj fundjave janë ndarë edhe 2.000 paketa me ujë dhe ushqim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit