-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Gjethja që nuk bie

Më të lexuarat

Ajo e pyeti të motrën:”Sa gjethe kanë mbetur në pemë?”

E motra, me lot në sy iu përgjigj:”Përse pyet e dashur?”

Vogëlushja e sëmurë i tha:”Sepse e di që jeta ime do të përfundojë kur të bjerë gjethja e fundit nga pema në bahçe.”

Motra e madhe iu përgjigj duke buzëqeshur:”Atëherë do ta shijojmë jetën dhe do të bëjmë ç’të duam. Apo jo?”

Ditët kalonin dhe vogëlushja e sëmurë e shijonte çdo minutë të jetës së saj me motrën e madhe, luanin, argëtoheshin, qeshnin dhe e shijonin fëmijërinë.

Sakaq, gjetet e pemës binin njëra pas tjetrës. Vetëm një gjethe nuk iu dorëzua ndryshimeve klimaterike dhe acarit dimëror. Tek ajo gjethe ishin varur shpresat dhe ishin fokusuar sytë e vogëlushes së sëmurë. Ajo ishte shpresa e vetme e saj. Çdo ditë, nga dritarja e dhomës ajo ndiqte gjethen, pasi e dinte se rënia e saj, do të thoshte fundi i jetës së saj për shkak të sëmundjes.

Kaloi vjeshta, erdhi dimri, na la shëndenë dhe dimri dhe gjethja nuk dorëzohej. Sigurisht, kjo e lumturoi shumë vogëlushen e sëmurë. Ajo kishte filluar të marrë veten sërish, ndihej mjaft mirë. Ajo filloi të ecë dhe vrapojë si më parë. Dukej sikur sëmundja e rëndë ishte zhdukur për të mos u kthyer më kurrë.

Po gjethja? Si ishte e mundur që nuk kishte rënë nga ai dimër i acartë? Një ditë, u ngjit në pemë që ta prekë atë mrekulli, e cila nuk ishte dorëzuar. Kur arriti ta prekë, u befasua. Ajo nuk ishte gjethe normale, por një gjethe plastike, e fokusuar fort pas degës së pemës. Një buzëqeshje i përshkoi fytyrën e saj të njomë. Sigurisht, ishte vepër e motrës së saj të madhe.

Shpresa është një shpirt i dytë. Nëse nuk e humbasim atë, nuk humbasim asgjë tjetër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit