Një grup grash dhe vajzash dolën në sheshin e kryeqytetit për të shënuar Ditën e Hixhabit.
Ato kanë shpërndarë lule dhe mesazhe për qytetarët në Prishtinë.
Organizatorja e këtij aktiviteti, Valbona Bytyqi, ka thënë se kjo po bëhet për sensibilizimin e opinionit.
“Ky aktivitet ka për qëllim sensibilizimin e opinionit për përbuzjen dhe diskriminimin qe iu bëhet grave myslimane vetëm shkaku që mbajnë mbulesë”, ka thënë Bytyqi.
Më 1 shkurt mijëra gra myslimane dhe jo-myslimane nga e gjithë bota veshin mbulesën për të shënuar atë që është e njohur ndërkombëtarisht si Dita Botërore e Mbulesës (Hixhabit).
Ky aktivitet organizohet për herë të parë në Kosovë dhe ka për qëllim të hedhë dritë mbi mbulesën Islame si një e drejtë themelore për gratë myslimane.