Ministri i Brendshëm i shtetit jugperëndimor gjerman të Saarlandit ka planifikuar përdorimin e testeve të inteligjencës për gjetjen e refugjatëve të talentuar si edhe për përshpejtimin e integrimit të tyre.
“Ne duam të fillojmë një projekt pilot që përdor testet e inteligjencës për zbulimin e talenteve mes refugjatëve, për grupimin e tyre përsa i takon aftësive profesionale apo për të kuptuar se çfarë ata kanë nevojë të mësojnë”, deklaroi ministri Klaus Bouillon për gazetën gjermane “Rheinische Post”.
Ai shtoi se pret që rreth 600-700 refugjatë ta fillojnë këtë program në mënyrë vullnetare.
“Për këtë çështje, ne po planifikojmë edhe bashkëpunimin me Agjencinë Federale të Punësimit si edhe me ekspertët”, theksoi ai.