1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjermania, “shpëtimi” për të vjen nga Katari

Më të lexuarat

Katari dhe Gjermania kanë nënshkruar një deklaratë për thellimin e partneritetit të tyre energjetik, duke u fokusuar në tregtinë e hidrogjenit dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG), në një kohë kur ekonomia më e madhe e Evropës po kërkon një burim alternativ energjie për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Marrëveshja parashikon takime të rregullta midis autoriteteve të dy vendeve dhe krijimin e një grupi pune që fokusohet në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare në rastin e LNG dhe hidrogjenit, si dhe një grup pune kushtuar burimeve të rinovueshme të energjisë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se vendet e Gjirit, të cilat janë ndër eksportuesit më të mëdhenj në botë të LNG, kanë një rol kyç për të luajtur në strategjinë e Gjermanisë për të reduktuar varësinë e saj nga energjia ruse.

“Siguria energjetike luan një rol shumë të rëndësishëm për ne. Gjermania do të zhvillojë infrastrukturën për të qenë në gjendje të importojë gaz të lëngshëm nga anijet,” u tha Schcolz gazetarëve në një konferencë të përbashkët me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani në Berlin.

Rusia është aktualisht eksportuesi më i madh i gazit në Gjermani. Berlini ka nisur disa iniciativa për të reduktuar varësinë e tij energjetike nga Moska që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Udhëheqësi i Katarit konfirmoi se Doha planifikon të fillojë furnizimin e Gjermanisë me gaz natyror të lëngshëm në vitin 2024, duke e përshkruar Evropën si një treg “interesant”.

Al Thani foli me zyrtarë nga kompanitë gjermane të energjisë RWE dhe Uniper për furnizimet afatgjata të gazit.

Roudi Barroudi, drejtor i kompanisë konsulente Qatar Energy and Environment Holding, tha se Doha është e gatshme të plotësojë kërkesën gjermane për gaz natyror të lëngshëm, përveç klientëve të saj ekzistues, duke përmendur zgjerimin e fushës së saj gjigante të gazit të quajtur Fusha e Veriut.

“Katari mund të furnizojë patjetër 20-25 për qind të konsumit total të gazit të Gjermanisë në vitin 2024,” tha ai për Al Jazeera, duke shtuar se projekti i zgjerimit të fushës së gazit i lejon vendit të rrisë shitjet globale në përgjithësi në vitet e ardhshme.

Kjo fushë mbulon një sipërfaqe prej më shumë se 6000 kilometra katrorë, e cila është afërsisht sa gjysma e Katarit. /tesheshi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit